• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Më keni keqkuptuar” Edi Rama heq dorë nga replikat me qytetarët: Do ju lexoj në heshtje

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Më keni keqkuptuar” Edi Rama heq dorë nga replikat me qytetarët: Do ju lexoj në heshtje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mos bëjë më asnjë replikë me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai rendit gjithashtu dhe arsyet se përse e pati bërë një gjë të tillë më parë.

Por kryeministri shprehet se tani e tutje do të lexojë në heshtje çdo koment.

Në shumë raste thotë ai, përgjigjet e tij janë marrë si arrogancë, dhe për këtë ka vendosur që të ndryshojë.

”Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund të bëj çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton.

Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju.

Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit, ju dua shumë që të gjithëve”, shkruan mes të tjerave Rama.

Postimi i Ramës:

NJE KEQKUPTIM I MADH

Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!

Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve.

Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre.

Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.

Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar.

Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.

Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund të bëj çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit, ju dua shumë që të gjithëve.

Pas

Duket shumë ndryshe/ Publikohet fotoja e Donald Veshajt, ja “look-u” i aktorit para disa vitesh (FOTO)

Para

Situatë e tensionuar/ BE gati ti japë goditjen fatale ekonomisë ruse, përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Moska

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar