Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Hapja e negociatave, Cakaj: Shqipëria duhet të vazhdojë luftën

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Hapja e negociatave, Cakaj: Shqipëria duhet të vazhdojë luftën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimin e KE për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë është komentuar edhe nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj. Në një dalje për mediet, Cakaj ka thënë se vendimi i bërë publik sot është një lajm i mirë, pasi konfirmon edhe një herë tjetër punën e mirë që është bërë në Shqipëri.

Sipas Cakajt vendimi për të shtyrë këtë vendimmarrje  në muajin tetor do të thotë se Shqipëria duhet ta vazhdojë sa më fortë punën e nisur.

“Konkluzionet me numër 38 dhe 39 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bëjnë të qartë se në mungesë të kohës së mjaftueshme krahasuar me rëndësinë e çështjes, thuhet se vendimi duhet të merret jo më larg se në ditën e muajit të fundit të Tetorit. Raporti është publikuar me vonesë duke lënë më pak se tre javë kohë. Kjo vonesë tashmë është duke u manifestuar edhe në vonesë në vendimmarrjen e Këshillit. Raporti i Komisionit është referenca qendrore se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme. Vetë këshilli në konkluzionin nr.39 vlerëson plotësimin e kushteve të paraqitura në 26 qershor 2018. Kjo premisë i largon dilemat nëse puna e qeverisë ka qenë përmbajtjesore. Shqipëria nuk mund të përcaktojë agjendën e këshillit por mund të përmbushë kërkesat e tij. Lidhur me afatin substancial të dhënë sot, për muajin tetor Shqipëria mbetet shpresë plotë, duke u angazhuar pozitivisht. Shtyrja nuk mund të jetë një lajm inkurajues sepse Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që muajin e shkuar. Sidoqoftë Shqipëria ka filluar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit europian. Ka ardhur koha që ka përparim të marrë trajtën e një procesi politik. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as nuk duhet të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Ky proces buron nga objektivi afatgjatë i popullit shqiptar.

Së pari konkluzionet e sotme kanë mundësuar një relacion sintetik mes këshillit dhe Komisionit. Raporti është miratuar nga të gjitha vendet e BE duke shmangur vendosjen e kushteve të reja. Së dyti rezultatet kanë bërë një trajtim identik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy këto vende do vazhdojnë të pandara drejt BE. Rreziku serioz i përfshirjes pa një datë vendimmarrje të qartë është shmangur. Shqipëria duhet të vazhdojë me hapa të qëndrueshëm e të qartë. Shqipëria duhet të ketë rezultate të reja pasi është vënë në një sprovë për ruajtjen e qetësisë së brendshme. Sprova e saj është për të përçuar mesazhe pro europiane. Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor si dëshmi e qëndrueshmërisë politike. Ato nuk janë vetëm zgjedhje vendore por pjesë e një sprove për të dëshmuar cilësinë e proceseve demokratike. Në datën 30 qershor por edhe gjatë gjithë kësaj periudhe të quajtur krize nuk do ketë ballafaqim të grupeve të ndryshme politike por gjatë kësaj periudhe ka pasur përballje të dy grupimeve të ndryshme, mes atyre që punojnë për hapjen e negociatave dhe atyre që kanë zgjedhur të cenojnë rendin kushtetues për të shpëtuar nga reforma në drejtësi.

Shqipëria duhet të gjejë zërin e përbashkët që vlerësimet teknike të komisionit t’i kthejë në përmbajtësore. Objektivi për anëtarësim është një ambicie madhore strategjike e Shqipërisë në përgjithësi. Qeveria është e përkushtuar të japë më të mirën nga vetja. Në politikë ashtu si në jetë në përgjithësi për vendimet e drejta nuk është vonë asnjëherë”, tha Cakaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Vasili nuk i kursehet Ramës: Urime të marrit të Surrelit…

Para

Kryemadhi fajëson Ramën për shtyrjen e hapjes së negociatave

Para
Kryemadhi fajëson Ramën për shtyrjen e hapjes së negociatave

Kryemadhi fajëson Ramën për shtyrjen e hapjes së negociatave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

nga Fast News
11:00 | 20/09/2026
0

Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

nga Fast News
10:44 | 20/09/2026
0

10 këshilla për të mësuar një gjuhë të huaj

10 këshilla për të mësuar një gjuhë të huaj

nga Fast News
10:39 | 20/09/2026
0

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

nga Fast News
13:24 | 19/09/2026
0

Recent News

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

11:00 | 20/09/2026
Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

10:44 | 20/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora