Intervistë me Akademikun Anastas Angjeli ish -Ministër i Financave
A-Sektori i energjisë dhe naftës prioritet, prandaj:
1- Të merren masa ristrukturuese në këta sektorë duke përshpejtuar dhe rritur burrimet alternative të energjisë (energjinë diellore, me ere, HEC –et e vogla.
2-Të miratohet dhe të fillojë të zbatohet sa më shpejt “Ligji për Rrezervat e Sigurisë në sektorin e Naftës”.
3-Të krijohet më vete Ministria e Energjitikës.
B-Sektori i bujqësisë gjithashtu mbetet prioritet:
1-Të përcaktohet “harta territoriale e prodhimeve bujqësore në gjithë territorin në përputhje me kushtet aktuale dhe të zbatohet një politikë e re orientuese ndaj fermerëve e kultivimit të prodhimeve bujqësore në gjithë vendin, (drrithëra, fruta perime, dru -frutore ,etj)
2-Marrëdhëniet me bisnesin: Atje ku bisnesi ka pengesa në realizimin e kontratave të furnizimit me mallra, për shkak të shkëputjes së zinxhirit të furnizimit, rrjedhojë e krizës globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, të orientohet drejt tregjeve të reja.
3-Të rritet përgjegjësia dhe efiçensa në menaxhimin e rrezervave shtetërore në mallrat strategjike.
4- Të rritet efektiviteti i organeve të ngarkuara me ligj për kontrollin në tregje për eleminimin e spekullimit me çmimet, që sidomos në periudha krizash fillon e lulëzon (taskë- force).
Pyetje: Do doja ta nisnim këtë intervistë pikërisht tek Paketa e Rezistencës Sociale që Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama ka prezantuar dhe ka sqaruar pak kohë më parë së bashku me dy ministrat e linjës, Balluku dhe Ibrahimaj. Fillimisht, si ju duket kjo paketë dhe a mund t’i ndihmojë qytetarët përballë një rritjeje të çmimeve, por edhe pasojave të tjera që kanë ardhur nga lufta apo nga faktorë të tjerë që mund t’i diskutojmë në vazhdim.
Anastas Angjeli: Së pari do të thoja dhe do të gjykoja që kjo paketë vjen në kohën e duhur dhe vjen në një linjë me paketat që kanë filluar të marrin disa nga shtetet, sepse gjithë shtetet janë të prekur nga kjo krizë. Duhet të kemi parasysh që kjo paketë erdhi brenda dy javëve të fillimit ose më mirë do thoja të shpërthimit, se fillimi i krizës, është që nga fillimi i vitit, por të shpërthimit të krizës nga rritja e çmimeve, të shpërthimit të inflacionit edhe në vendin tonë.
Së dyti, vjen në linjë me paketat e tjera, sepse unë kam ndjekur me shumë vëmendje paketën e rezistencës sociale, të mbështetjes që ka dhënë Franca, që ka dhënë Maqedonia, që ka dhënë Kroacia, që ka dhënë Kosova, që do japë Greqia, Italia etj.
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE E QEVERISË RAMA
- 3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve (673.542 përfitues).
- Konpensim i rritjes së çmimeve të shportës 3000 lekë/në muaj për tre muaj (përfitues 576 mijë vetë).
- 45 miliardë lekë mbështetje për fermerët me naftë pa taksa.
- 500 milionë lekë mbështetje për gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetëse dhe ndërqytetëse.
- Nga muaji prill:
-Zero taksë për pagat deri në 40 mijë lekë.
-Përgjysmim takse për pagat deri në 50 mijë lekë.
-Ulje takse përpagat nga 150-200 mijë lekë.
6-Paga minimale rritet në 32 mijë lekë.
7-28 miliardë lekë financim i mburojës së çmimit të energjisë pë konsumatorët familjarë dhe bisnesin e vogël.
Pyetje: Bëhet fjalë pra, për një paketë prej 7 pikash, e cila do të jetë e përqëndruar kryesisht në ndihma sociale. T’i diskutojmë menjëherë disa prej këtyre pikave duke i marrë nga pika e parë deri tek e shtata për të na shpjeguar se çfarë efekti kanë ato?
Përgjigje:Siç e theksova paketa e vendit tonë është në një linkë pavarësisht nga kushtet, pavarësisht nga mundësitë, pavarësisht nga ndihmat e kësaj krize në secilin shtet. Ajo që është e rëndësishme, pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe financiare që kanë shtetet e tjera, që mund të jenë më të zhvilluara se ne. Them se kjo paketë është një barrikadë e parë! Them barrikadë e parë, sepse askush nuk e di se çpërmasa do marri kriza në të ardhmen. Është një barrikadë e parë për të përballuar deri diku goditjet e kësaj krize. Është paketë në rradhë të parë me karakter social. Kjo sepse nga 7 masa 5 janë direkt masa, të cilat shkojnë drejtëpërsëdrejti në përfitim të shumicës së popullsisë, e cila është pjesa më e goditur nga kriza. Masa e parë është masa që vjen në indeksimin e pensioneve. Janë 673000 persona që janë në pension dhe janë përfitues të kësaj mase. Pra shtresat që goditën më shumë nga rritja e çmimeve të mallrave të shportës veçanërisht. Sepse kur flasim për pensionistët, janë ata që goditen dhe nga çmimi i naftës, por çmimi i naftës nuk është se i prek direkt ,kurse mallrat e shportës po.
Pyetje: Ndikon tek çmimet e mallrave të tjera sidoqoftë?
Anastas Angjeli: Sigurisht që ndikon! Ndikon tek çmimet e tjera padyshim, por mbështetja për mallrat e shportës, të domosdoshme për jetesë, u jep një mundësi pensionistëve që atë shtesë të kostos për efekt të rritjes së çmimit ta përballojnë disi më lehtë. Nga ana tjetër, mos harroni se qytetarët përfitojnë veç 5 masave të para. Edhe nga dy masat e taksimi zero të pagave deri në masën 40000 lekë, të përgjysmimit të taksave, të pagave deri në 50000 lekë, uljes së taksës për pagat e tjera të larta. Nga ana tjetër kryeministri dhe qeveria kishin pas deklaruar se në 1 korrik do rritet paga minimale nga 300 në 320. Rritja e pagës minimale hyn në datën 1 prill dhe kjo është një shtesë tjetër për të mbuluar rritjen e çmimit të mallrave dhe të tjera.
Pyetje: Po, po Z. Angjeli. Është dhe problem i energjisë
Përgjigje: Pra po thoja se çështja e dytë, është çështja e çmimit të energjisë për konsumatorin, familjarët dhe biznesin e vogël. Çmimi i energjisë në vendin tonë deri më sot nuk është prekur, nuk ka pësuar rritje. Ne, qytetarët shqiptarë dhe biznesi i vogël paguajmë të njëjtën faturë që paguanim. Ndërkohë në të gjitha shtetet, çmimi i energjisë elektrike dhe i gazit për ngrohje mos harroni ka vajtur dyfish apo trefish, ndërkohë që çmimi në bursat ndërkombëtare i energjisë është 6 deri dhjetëfishuar për një muaj. Nga ana tjetër kemi dhe një masë tjetër sociale, e cila njëkohësisht i shërben edhe pikës së tretë që unë doja të vija në dukje. Këto masa përveç mbrurojës sociale ndihmojnë edhe sektorët e ekonomisë.
Kemi subvencionimin e biletave, të transportit të qytetarëve, brenda qyteteve dhe ndërqytetas. Financimi i biletave lejon mosbllokimin e transportit të udhëtarëve. Nga njëra anë transporti vazhdon dhe nga ana tjetër qytetarët paguajnë të njëjtin çmim, biletën e tyre. Pra e parë në 5 masat kryesore nga 7 masat janë drejtëpërsëdrejti në favor të qytetarëve ndërsa te 7- ta dhe në ndihmë të qytetarëve dhe të mosbllokimit të disa sektorëve të ekonomisë. Pyetja që mund të bëjnë qytetarët është: A mund të mjaftojnë këto masa ? Unë besoj se kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. E mira s’ka fund kurrë, por për momentin, për dy javë që kriza që ka filluar, për situatën e krijuar, për gjendjen financiare të shtetit, këto masa mbulojnë shumicën e të prekurve të popullsisë. Gjithashtu këto masa paralelisht me anën sociale mbulojnë ose mbështesin dhe ndihmojnë edhe tre sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.
1- Masa për të financuar, par të mbuluar cmimet e energjisë mbulohet edhe pjesa e biznesit të vogël.
Kështu që kemi një mbështetje të biznesit të vogël.
2- Kemi një mbështetje të sektorit të energjisë jo vetëm nëpërmjet kësaj, por edhe nëpërmjet krijinjit të autoritetit përsa i përket mbajtjes nën kontroll të çmimit të karburantit.
3- Ajo që është më e rëndësishmë masat mbulojnë edhe sektorin e bujqësisë. Pra kemi një mbështetje të madhe sociale, por edhe një mbështetje të sektorëve të ekonomisë që janë prekur më shumë nga kjo krizë.
Pyetje: Pra Z. Angjeli. Për ata që mund të kenë mendime të mdryshme, sqarimi për qytetarët është më i thjeshtë. Psh qytetarët mund të thonë : indeksimi i pensioneve është bërë gjithmonë në muajin prill, kemi qënë apo nuk kemi qënë në kohë krize. Tani u afrua një muaj më afër, është e njëjta masë që do të merrej gjithsesi, por që tani vjen si pjesë e kësaj mase me 7 pika dhe mbi të gjitha: a janë të mjaftueshme 30 mijë lekë të vjetra për pensionistët duke marrë parasysh rritjen që kanë pësuar çmimet kryesore të shportës dhe kur them rritje( rritjen e produktit të vajit, vajin e thjeshtë të lulediellit që është rritur me pothuajse 50% apo produktet e tjera. 30 mijë lekë të vjetra në muaj për pensionistët duke marrë parasysh edhe problemet shëndetësore që mund të kenë që duhet të mbulojnë më pas me medikamente. A janë të mjaftueshme?
Përgjigje: Tani siç e thamë në krye të fjalës kjo është dhe pyetja që bëhet. A janë të mjaftueshme apo duhen masa të tjera? Kurrë mos thuaj kurrë dhe mos harroni që edhe në periudhën e krizës së pandemisë të gjithë dolën dhe thanë: ku është paketa e dytë, ku është paketa e tretë dhe kështu me rradhë.
Ne, mendoj unë, duhet të ndjekim zhvillimet që do të vijnë, pa ditur efektet, pa ditur pasojat nuk mund të flasim për një hap tjetër masash. Nga ana tjetër është bërë indeksimi i pensioneve. Po flasim për një indeksim të pensionistëve 1% se kaq është inflacioni 1 deri në 2%. Tani bëhet fjalë për një inflacion që ka shkuar 4% dhe përfitimi është më i madh. Ndërsa për qytetarët e tjerë janë të mbuluar nga efekti i të 7 masave njëkohësisht.
Pyetje: Një pikë tjetër e rëndësishme është ajo e sektorit të bujqësisë. 1.45 miliardë lekë mbështetje për fermerët për naftë pa taksa. Ndërkohë që diçka e tillë( nafta falas ka qënë edhe në vitin e shkuar në vitin 2021), ku vetëm deri në korrik sipas institucionit zyrtar që ka bërë llogaritjen ka patur 20651 aplikime, pra vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2021, pra që do të thotë që edhe kjo pikë ka qënë e implementuar dhe kjo ka qënë e aksesueshme vitin e shkuar kur vendi nuk ndodhej të paktën në krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta ,se në pandemi ishim ,por nuk ishim në këtë krizë që jemi tani.
Përgjigje: Nuk besoj se kriza e pandemisë ju duket e harruar apo e vogël, ajo, pasojat e saj vazhdojnë dhe po pleksen me këtë krizë. Fakti që janë 20 651aplikime s’do të thotë se s’mund të jenë 40.000 aplikime. Ky është një rast tjetër, por që i bëhet thirrje fermerëve shqiptarë për të shtuar numrin e aplikimeve, se mbështetja po shtohet dhe plus kësaj kjo mbështjetje, që jepet për fermerët bëhet fjalë për mbështjetje me naftë, me çmim të reduktuar pa taksa. Tani bëhet pa asnjë lloj takse.
E para I bëhet thirrje dhe i garantohet aplikuesve të vazhdojnë të aplikojnë, sepse përfitojnë nga kjo masë për të mbështetur fermën e tyre, sektorin bujqësor.
Së dyti Është taksë që unë mendoj që shtimi i parasë për këtë çështje është në funksion të këtij qëllimi.
Nga ana tjetër siç ju thashë ajo që ka detyrë shteti është që të riorientojë prodhuesit jo mbolli njëri një shalqi të mbjellë gjithë Shqipëria shalqi, mbolli njëri pjeshkë të mbjelli gjysma e Shqipërisë pjeshkë, mbolli njëri mollë të mbjellin të gjithë mollë. Ne kemi një strukturë të tokës bujqësore të gjithë vendit, kemi një hartë ku prodhohet më shumë dridhëra, ku prodhohet më shumë perime apo fruta. Prandaj kjo është detyra e sotshme , të orientojmë për të arritur në kohë që një pjesë të produkteve që ne i kishim 10% të varura nga importi të mos jenë më të varura nga inporti. Sa kohë që toka jonë prodhon dhe sa kohë që ka leverdi që të prodhohet.
Pyetje:Edhe një pyetje të fundit zoti Angjeli. Ka habitur jo pak reagimi i autoritetit të konkurencës në një shkrim të gjatë duke deklaruar se është e vështirë të ndërhyhet në treg dhe është e vështirë të ndërhyhet tek sektorët e karburanteve pavarësisht se ka deklaruar se ne jemi duke e mbajtur nën kontroll situatën dhe kemi nisur një hetim për abuzimet. Pavarësisht se çmimi është vendosur 217 lekë për litër për naftën dhe benzinën dhe 93 lekë për gazin. A duhet të ketë një reagim për këtë rritje që pësoi nafta 4 herë brenda jo më shumë se dy ditëve në Shqipëri? Dhe mbi të gjitha a ka autoriteti i konkurencës të drejtë të ndërhyjë për të ndaluar abuzimet me çmimet e produkteve të shportës.
Përgjigje: Ne jemi në ekonominë e tregut dhe autoriteti i konkurencës. Çdo autoritet tjetër dhe qeveria dhe kushdo e di që duhet të transmetojë në opinionin publik që me të vërtetë është tregu ai që i vendos këto çmime. Por kjo nuk ka përjashtuar asnjëherë dhe nuk do të përjashtojë që autoritetet shtetërore të kenë kompetencë dhe janë me ligj që të mbikqyrin dhe monitorojnë tregjet në vendin tonë, të mos lejojnë spekullimin dhe abuzimin. Çdo lloj krize ka edhe elementin dhe pjesën e spekullimit. Të gjitha organet e kanë të përcaktuar në ligj që në njërën formë apo në një tjetër të ushtrojnë funksionet e tyre për të mos lejuar spekullimin. Ju e patë që Qeveria mori një vendim me një akt normativ bazuar në kushtetutë dhe në ligj dhe ngriti një autoritet, e cila do mbikqyri çmimin e karburantit. A mund të ndryshoj çmimi 3 herë brenda ditës, 4 herë brenda ditës. Ja autoriteti e zgjidh këtë punë. Do vendosi një çmim, një herë në 3–4 ditë, do mblidhet në mënyrë periodike. Por mund të ngrihet dhe një Taskë- forcë nga disa institucione për të rritur kontollin mbi spekullimet dhe abuzimet. Më në fund krahas këtyre masave duhen parë dhe disa masa ristrukturimi në mbështetje të përballimit edhe të kësaj krize.
Pyetje: Çfarë konkretisht?
Përgjigje: Do të ndikojnë pozitivisht disa masa si:
A-Sektori i energjisë dhe naftës është prioritet kryesor, prandaj:
1- Të merren masa ristrukturuese në këta sektorë duke përshpejtuar dhe rritur burimet alternative të energjisë (energjinë diellore, me ere, HEC –et e vogla).
2-Të miratohet dhe të fillojë të zbatohet sa më shpejt “Ligji për Rrezervat e Sigurisë në sektorin e Naftës.”
3-Të krijohet më vete Ministria e Energjitikës.
B-Sektori i bujqësisë gjithashtu mbetet prioritet;
1-Të përcaktohet “harta territoriale e prodhimeve bujqësore në gjithë territorin në përputhje me kushtet aktuale dhe të zbatohet një politikë e re orientuese ndaj fermerëve e kultivimit të prodhimeve bujqësore në gjithë vendin, (drrithra), fruta, perime, dru -frutore , etj).
4-Marrëdhëniet me Bisnesin. Atje ku bisnesi ka pengesa në realizimin e kontratave të furnizimit me mallra, për shkak të shkëputjes se zinxhirit të furnizimit, rrjedhojë e krizës globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, të riorjentohet drejt tregjeve të reja.
5-Të rritet përgjegjësia dhe efiçensa në menaxhimin e rrezervave shtetërore në mallrat strategjike.
6-Të rritet efektiviteti i organeve të ngarkuara me ligj për kontrollin në tregje për eleminimin e spekullimit me çmimet, që sidomos në periudha krizash fillon e lulëzon (taskë- forca)./Telegraf/