• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Largohem nga partia nëse ndodh”/ Gjekmarkaj: Në krye të PD-së nuk mund të jetë ….

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
‘Individët janë bërë dele dhe shefat ujqër’/ Habit Gjekmarkaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Agron Gjekmarkaj këtë të shtunë është shprehur se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, me synimin për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve, tashmë ndarë në dy pjesë që pas shpalljes së pezullimit të Sali Berishës nga PD, për shkak të “non gratës” amerikane.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Gjekmarkaj tha se një mbledhje e tillë ka një vlerë historike, pasi do merren vendime të pazakonta për këtë parti. Ai theksoi se lufta civile është lufta më e ndyrë e të gjitha luftërave, duke shtuar se dëshira e tij do ishte të merrej me qeverinë dhe t’u shërbente demokratëve, por u përfshi siç thotë ai “me duar thellë në baltën e luftës civile që përfshiu PD”.

Ai theksoi se ka besuar se një betejë e tillë duhej bërë dhe koha ka treguar që po e humbasim këtë luftë.

“Ndaj mora përgjegjësinë time dhe u dorëhoqa. Unë ende besoj shumë që në krye të PD-së nuk duhet të jetë një person “non grata”. Nuk kam asgjë personale me Sali Berishën, por ende besoj se Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja. Në krye të PD nuk mund të jetë “non grata”. Nëse kjo ditë vjen, që edhe mund të ndodhë, unë nuk do të jem më pjesë e këtij grupi dhe anëtar i kësaj partie. Unë ju rri deklaratave dhe qëndrimeve të mia, dikush më quan “delirant”, po punë e madhe, dikush gëzohet, po prapë punë e madhe”, tha ai.

Gjekmarkaj thekson se në këto muaj, kanë ndodhur ngjarje shumë, por sipas tij, ky debat që po ndodh në PD është emancipues dhe jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë pengesë për të folur dhe thënë atë se çfarë mendon.

“Personalisht, duke e konsideruar veten kulturalisht katolik, reflektoj në vazhdimësi dhe ju falendëroj me mirënjohje për mbështetjen që më keni dhënë. Po kaq gjëra të shëmtuara kanë ndodhur këto ditë. Nga kolegët u fotografova me kolegë në parlament. U bëra target. Unë s’kam asnjë mandat negocimi, e as po e bëj të tillë, unë s’kam pretendimet për lider, zv/lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni, por target më bëni mua. Agron Gjekmarkaj ku sheh në sy, nuk më keni rival në asgjë. Nuk kam asnjë ambicie apo pretendim”, theksoi deputeti demokrat.

Ai theksoi se kryetari Basha e ka humbur kredibilitetin dhe është masakruar, ku përgjegjësi për këtë kanë të gjithë, duke shtuar se ai e mori mbi shpatulla përgjegjësinë e tij, duke u dorëhequr nga funksionet që kishte.

“Ju jeni lideri, ju duhet ta prisni nyjen gordiane. Ju duhet të dorëhiqeni, por duhet ta bëni këtë, duke ja kërkuar edhe Sali Berishës. Një komision i përbashkët me personalitete mes nesh dhe foltores të ngrihet për ta pajtuar partinë dhe çuar drejt zgjedhjes së lideri me garë. Sali berisha mbase nuk e pranon, po le ta mbajë ai barrën e refuzimit. PD është këtu prej Sali berishës dhe prej jush, ndaj ju duhet ta gjeni zgjidhjen përtej të dyve”, u shpreh Gjekmarkaj.

Sipas tij, edhe nëse Sali berisha nuk e pranon këtë, Basha duhet të dorëhiqet dhe ky grup pastaj të gjejë një zgjidhje politike për të menaxhuar partinë.

“Mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës unë zgjedh zotin Basha, po kjo nuk mjafton më. Në fushatë ndjeva zemërimin dhe përbuzjen e njerëzve. Ajo duhet lexuar me përgjegjshmëri. Njerëzit kanë nevojë për një mit negativ për të justifikuar zemërimin e tyre. Kundërshtarët tuaj ja kanë dalë t’ju shndërrojnë ju në një mit të tillë. Ndaj, kjo pengesë duhet hequr, kjo pengesë konsideroheni ju”, tha ai.tch

Pas

Protesta prej disa orësh, Rama u kërkon qytetarëve ta ndjekin në facebook: Më ndiqni, do flas për…

Para

Letra/ Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mesazh gruas së presidentit Ukrainës

Para
Letra/ Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mesazh gruas së presidentit Ukrainës

Letra/ Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mesazh gruas së presidentit Ukrainës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar