Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se lufta në Ukrainë “nuk do të jetë kurrë një fitore” për liderin rus ose për qëllimet e tij strategjike.
Këto komente, lideri i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë përmes një komenti në rrjetet sociale, duke u shprehur se Putini ka dështuar me strategjitë e tij për të pushtuar Ukrainën, apo për të dobësuar Aleancën transatlantike.
“Lufta e Putinit kundër Ukrainës nuk do të jetë kurrë një fitore. Ai shpresonte të dominonte Ukrainën pa luftë. Ai shpresonte të thyente vendosmërinë evropiane. Ai shpresonte të dobësonte Aleancën transatlantike. Ai shpresonte të ndante Amerikën. Ai dështoi”, shkruan Joe Biden.