• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritja e çmimeve/ Reagon Autoriteti i Konkurrencës: Krahas naftës nisim monitorimin e kompanive që tregtojnë vaj, miell, sheqer

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Rritja e çmimeve/ Reagon Autoriteti i Konkurrencës: Krahas naftës nisim monitorimin e kompanive që tregtojnë vaj, miell, sheqer
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një njoftim të ri për shtyp Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se krahas monitorimit të tregut të karburanteve naftë dhe benzinë, ka vendosur menjëherë nën mbikqyrje subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Lëvizja është bërë pas rritjes së shpejtë të çmimeve të këtyre produkteve.





Sipas deklaratës zyrtare, “Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë”.

Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit.

Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhrit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Sqarojmë përsëri publikun e nderuar se, në respekt të qëllimit për të cilin është ngritur Autoriteti i Konkurrencës, të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij”, thuhet në njoftim.

Pas

“Ka shpresë” Monika Kryemadhi ndan fotot nga protestat në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Para

Mbahet dita e tretë e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Para
Mbahet dita e tretë e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Mbahet dita e tretë e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

nga Fast News
14:13 | 06/09/2025
0

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

nga Fast News
11:49 | 06/09/2025
0

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
11:42 | 06/09/2025
0

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

nga Fast News
11:38 | 06/09/2025
0

Recent News

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

14:13 | 06/09/2025
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

11:49 | 06/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar