Gazetari gjerman Peter Tiede ka folur sërish në lidhje me përgjimet që ka publikuar dhe replikat me kryeministrin Rama. Në një lidhje telefonike me gazetarin Adi Krasta, Tiede tha se e mirëpret padinë e Ramës po në Gjermani që sipas tij kryeministri shqiptar të kuptojë si funksionon një Gjykatë e pavarur.
“Ai duhet të vijë në një gjykatë gjermanë që të shikoj se si vepron një gjykatë e pavarura. Ai nuk mund të më padis në një gjykatë në Shqipëri, pasi nuk ka gjykata, Ai është i mirëpritur që të më padis në Gjermani. Përgjimet janë të vërteta dhe mund të provohen.”- tha Tiede.
Gazetari i BILD ka mohuar çdo lloj lidhje apo mbështetje nga Opozita shqiptare, duke thënë se puna e tij ka qenë vetëm në planin gazetaresk.
“Unë jam vetëm një gazetar. Kam shkuar çfarë dëgjova dhe çfarë më thanë. Kam bërë disa investigime në krimin dhe pashë lidhje me politikanët shqiptarë. Edi Rama që unë isha i sponsorizuar nga Opozita dhe për këtë arsye unë i shkova më thellë për të parë lidhjet e Ramës me krimin dhe me këto lidhje. Kjo është një gjë gazetareske dhe nëse shikoj gjëra që shkojnë keq shkruaj dhe kjo është puna im. Ai mund të më padis mua, por për mua të rëndësishme janë përgjimet dhe kaq.”- u shpreh gazetari gjerman.
Në fund Peter Tiede ka bërë edhe një paralajëmrim të fortë në lidhje me përgjime të reja në të ardhmen. Ai tha në neës 24 se shumë shpejt do të vijnë përgjime ku përfshihen kriminele, zyrtarë të policisë dhe një ishi-ministër i qeverisë Rama që është kapur duke blerë vota.
“Kam shumë gjëra sigurisht. Por do të vendosim në ditët në vazhdim. Ne do të publikojmë diçka do të jenë disa përgjime. Është një bos krimi, i cili ka blerë vota për PS. Një shef policie dhe një nga ish-ministrat.”- tha Peter Tiede.