• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria mbetet në listën gri të Komisionit Europian për pastrimin e parave

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria mbetet në listën gri të Komisionit Europian për pastrimin e parave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka mbetur në listën e vendeve me monitorim të shtuar, të ashtuquajturën lista gri, e pastrimit të parave, edhe pas rifreskimit të fundit në mars 2022. Seanca plenare e Task Forcës për Veprim Financiar (FAFT), një mekanizëm i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave, në fillim të marsit la në listë Shqipërinë, ndërsa nxori nga lista e vendeve me monitorim të shtuar Zimbabvenë ndërkohë që bëri pjesë të saj një tjetër vend siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në lisën gri përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar. Shqipëria, Malta dhe Turqia janë të vetmet vende të Europës në listën gri. Duke bashkëngjitur listën e juridiksioneve ku bën pjesë dhe vendi ynë FAFT ka nënvizuar se “juridiksionet nën monitorim të shtuar po punojnë në mënyrë aktive për të adresuar mangësitë strategjike në regjimet e tyre për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit. Kur FATF vendos një juridiksion nën monitorim të shtuar, kjo do të thotë se vendi është angazhuar të zgjidhë me shpejtësi mangësitë strategjike të identifikuara brenda afateve kohore të dakordësuara dhe i nënshtrohet kontrolleve shtesë. Në përputhje me procedurat fleksibël të miratuara në shkurt 2021 për të lejuar FATF të vazhdojë programin e saj të monitorimit në dritën e pandemisë COVID-19, FATF ka përditësuar deklaratat e saj për vendet në shqyrtim”.





Në shkurt të vitit 2020 Shqipëria u rikthye në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar.

Në seancën plenare që zgjati disa ditë FAFT është ndalur tek disa nga iniciativat strategjike që lidhen me riskun e pastrimit të parave duke vendosur të parat rregullat për të ndjekur pastrimin e parave nga pronësia përfituese apo ndryshe të njohura si kompanitë guackë. Task-Forca tha se vendet do të forcojnë më shumë rregullat për të parandaluar pastrimin e parave nga grupe që fshehin paratë e pista në struktura korporatash.

 

 

Një tjetër element në vëmendje ishte rritja e riskut për pastrim parash dhe financim terrorizmi nga futja ilegale e emigrantëve.

E treta është një qasje e bazuar në risk sa i takon mbikëqyrjes së shit-blerjes së pasurive.

“Pasuritë e paluajtshme janë një zgjedhje popullore dhe e qëndrueshme për investime. Keqbërësit që dëshirojnë të pastrojnë pasuritë e tyre të paligjshme shfrytëzojnë sektorin e pasurive të paluajtshme. Si rezultat, profesionistët e pasurive të paluajtshme kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e keqbërësve nga keqpërdorimi i sektorit të pasurive të paluajtshme për pastrim parash ose financim terrorizmi.

Megjithatë, aktualisht sektori i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ka një kuptim të dobët të rreziqeve ndaj të cilave ata janë të ekspozuar, sipas rezultateve të shumicës dërrmuese të vlerësimeve të ndërsjella të raundit të katërt” thuhet në deklaratën e FAFT.

Futja në listën gri

Në shkurt të vitit 2020 Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Sipas rekomandimeve të vitit 2020 Shqipëria duhet të punonte për të zbatuar planin e saj të veprimit, duke përfshirë:

(1) kryerjen e një analize shtesë të thelluar për të kuptuar sa duhet pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional;

(2) përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë;

(3) krijimi i mekanizmave efektiv për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal të ekonomisë, përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme;

(4) duke siguruar që informacionet e sakta dhe të azhurnuara të pronësisë janë të disponueshme në baza në kohë;

(5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra kallëzuesish të huaj ose pastrim parash të palëve të treta;

(6) përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht përmes veprimit të zgjeruar mbikëqyrës dhe afrimit të synuar, proaktiv.

Këto detyra shfaqen ende në përshkrimin që bëhet për Shqipërinë.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.

FATF identifikon juridiksionet me masa të dobëta për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AML / CFT) në dy dokumente publike FATF që publikohen tre herë në vit. Procesi i FATF për të renditur publikisht vendet me regjime të dobëta AML / CFT ka rezultuar i efektshëm./N.Maho

/Monitor/

Pas

Rusia nuk di të ndalet, Bombardon spitalin psikiatrik me 330 pacientë të shtruar

Para

“Kësaj here nuk do të heshtim” Taksistët mblidhen para Kryeministrisë, lëshojnë paralajmërimin e fortë

Para
“Kësaj here nuk do të heshtim” Taksistët mblidhen para Kryeministrisë, lëshojnë paralajmërimin e fortë

“Kësaj here nuk do të heshtim” Taksistët mblidhen para Kryeministrisë, lëshojnë paralajmërimin e fortë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

nga Fast News
11:49 | 06/09/2025
0

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
11:42 | 06/09/2025
0

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

nga Fast News
11:38 | 06/09/2025
0

Kur biznesi juaj dështon, si të filloni nga e para?

Kur biznesi juaj dështon, si të filloni nga e para?

nga Fast News
11:36 | 06/09/2025
0

Recent News

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

11:49 | 06/09/2025
Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

11:42 | 06/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar