Për të dytën ditë, qytetarët e Tiranës janë grumbulluar para Kryeministrisë.
Ata po protestojnë për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.
Thirrja e një dite më parë ka bërë që numri i qytetarëve në protestë të jetë edhe më i madh.
Organizatorët dhe folësit thanë ditën e mërkurë se nuk do të ndalin protestat pa u ulur çmimet, ndërkohë që kanë paralajmëruar një protestë edhe më të madhe ditën e shtunë në orën 11:00.
Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.