Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një bashkëbisedim me qytetarët.
Tema do të jetë rritja e çmimit të energjisë dhe karburanteve.
Takimi online do të zhvillohet në orën 18:30 të ditës së sotme.
“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën”, shkruan Rama.
Sakaq, sot në orën 17:00 është njoftuar protesta e radhës nga qytetarët para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.