Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit, Kushi bëri një analizë të përgjithshme të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022.
Reagimet e vitit të kaluar për provimin e matematikës si dhe pakënaqësia e maturanteve çuan në reflektim të menjëhershëm të ministrisë, e cila me ekspertë, mësues dhe maturantë bënë një analizë të shpejtë dhe pas vlerësimit të shqetësimeve për të gjitha testet, si dhe duke marrë parasysh po ashtu edhe vështirësitë e pandemisë, me vendim unanim të Komiteti i Maturës Shtetërore u vendos për uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për secilën notë.
Kushi tha se pavarësisht problematikave dhe sfidave më të cilat u përballën, kalueshmëria në të gjitha lëndët ishte shumë e lartë, mbi 98%.
Ajo shtoi më tej se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit.