Përfundon numërimi i votave edhe në Bashkinë e Durrësit për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako ka fituar duke u bërë kështu kryetarja e Bashkisë së qytetit bregdetar.
Në një mesazh, ajo falenderoi qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transforminin e qytetit.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit”-shkruan Sako në rrjetet sociale.