Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri pas mbylljes së votimeve, tha për mediat se zgjedhjet e 6 marsit ishin të qeta dhe pa probleme.
Por pjesëmarrjen e ulët ia faturoi opozitës:
“Ne kemi parashikuar pranverë dhe vjeshtë se pjesëmarrja është më e mundshme, moti nuk ka qenë inkurajues, mbase nuk e kishin atë rëndësi sa s’e kishin ato të vitit 2021, përçarja e opozitës është një element, një ndryshim i dinamikës, mendoj se duke mbledhur disa këto faktorë, pjesëmarrja është e kënaqshme.
Aq më tepër që pas një viti do të kemi zgjedhje prapë. Nuk ka aspak zhgënjim nga mbështetja e PS. PS do pranojë çdo rezultat, por duhet që të gjitha partitë të pranojnë rezultatin që di të dalë”, tha Gjiknuri.