Vetëm disa minuta përpara fillimit të provimit të maturës në lëndën e matematikës është bërë publike teza në rrjetet sociale.
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto, të tezës duke thënë se kjo është ‘një fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh’.
‘Maturë shtetërore mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë”, shkruan Boçi.
Postimi i plotë:
Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?
Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!
Për meritë?!
Për drejtësi?!
Për cilësi?!
Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.
Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!
Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.
Prandaj merreni këtë paçavure!
Merreni e quajeni si të doni.
Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…
Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…