Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei pretendon se lufta që po ndodh në Ukrainë është e shkaktuar nga Perëndimi.
Ai shprehet se Ukraina ra viktimë e politikave amerikanë që synonin krijimin e krizave në mbarë globiin.
Sipas Khameneit, ndikimi ndikimi i Washingtonit është shkaku kryesor i shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Komentet lideri iranian i bëri përmes deklaratave për mediat dhe postimeve në Twitter.
Ndër veprimet e Washingtonit që ai mendon se çuan në konfrontimin ushtarak me Rusinë ishin ndërhyrja e supozuar e Amerikës në “çështjet e brendshme” të kombit të Evropës Lindore në formën e “krijimit të revolucioneve me ngjyra dhe rrëzimit të një qeverie dhe vendosjes së një tjetri në pushtet”.
Khamenei vuri në dukje se Irani “mbështet përfundimin e luftës në Ukrainë”.
Udhëheqësi suprem i Iranit tha gjithashtu se ngjarjet e fundit dramatike në Ukrainë duhet të shërbejnë si një mësim i rëndësishëm për vendet e tjera. Një nga dy përfundimet kryesore që mund të nxirren sipas Khameneit është se mbështetja e Amerikës dhe Evropës për vendet e tjera është thjesht një “mirazh dhe jo reale”.
Kleriku vazhdoi të krahasonte “ Ukrainën e sotme” me “Afganistanin e djeshëm”, në atë që të dy kombet u “lanë vetëm” nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore.
Mësimi tjetër i rëndësishëm që Khamenei tha se mund të nxirret nga kriza ukrainase është se “populli është mbështetja më e rëndësishme e qeverive“. Ai vazhdoi të pretendonte se “populli i Ukrainës” nuk e miratonte vërtet qeverinë. Sipas liderit suprem të Iranit, nëse qeveria ukrainase do të kishte pasur mbështetje popullore, ajo nuk do të ishte gjetur në situatën aktuale.
Për vite me radhë, Irani ka vuajtur nën sanksionet gjithëpërfshirëse të vendosura nga SHBA dhe aleatët e tij perëndimorë, kryesisht për programin e tij bërthamor. Rusia tani është gjithashtu në shënjestër të një sërë sanksionesh të paprecedentë nga SHBA, BE, Kanada dhe disa aleatë në Azi.
Masat ndëshkuese erdhën si përgjigje ndaj nisjes së një ofensive ushtarake nga Rusia në Ukrainë më 24 shkurt, e cila, sipas presidentit Vladimir Putin, nuk është një përpjekje për të pushtuar vendin, por për ta ” çmilitarizuar dhe denazifikuar ” atë. Ukraina dhe aleatët e saj, megjithatë, i shohin këto pretendime si një pretekst të thjeshtë për një pushtim “të paprovokuar”.