• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ditëlindja që u kthye në mort, si ndodhi aksidenti fatal në Tiranë që i mori jetën prindërve dhe vajzës 22-vjeçare

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ditëlindja që u kthye në mort, si ndodhi aksidenti fatal në Tiranë që i mori jetën prindërve dhe vajzës 22-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Detaje të tjera kanë dalë nga aksidenti i rëndë dy ditë më parë në Tiranë, që i mori jetën një cifti si edhe vajzës së tyre vetëm 22 vjeç.

Tre persona të një familje, prindërit dhe vajza e tyre e vogël, humbën jetën, ndërsa u plagos rëndë, duke mbetur në gjendje kome, vajza tjetër që ndodhej në të njëjtën makinë me ta. Policia tha se i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, një 32- vjeçar, i afërm i familjes, i cili është në gjendje më të stabilizuar.

Viktimat janë çifti Bardhok e Valentina Bibaj, 62 e 54 vjeç, si dhe vajza e tyre 22-vjeçare Florida Bibaj, e cila kishte festuar ditëlindjen. Ndërsa vajza tjetër, Xhuljana Bibaj, 26 vjeçe, është plagosur rëndë duke kaluar në vdekje klinike. Drejtuesi i makinës tip “BMË”, me targë AA472 PE, 32-vjeçari Arlintin Alia, nga Puka, i afërm i familjes Bibaj, ka marrë plagë të shumta, por sipas Policisë është nën kontrollin e mjekëve në Spitalin e Traumës. “Në aksin rrugor ElbasanTiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin Arlintin Alia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët Bardhok, Valentina e Florida Bibaj. Xhuljana Bibaj, 26 vjeçe, ka kaluar në vdekje klinike dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Viktimat janë anëtarë të një familjeje me origjinë nga Mirdita, me banim në Bathore.

Dy prindërit dhe vajza e tyre e vogël, bashkë me disa të afërm të tjerë, kanë qenë duke festuar ditëlindjen e 22- vjeçares që humbi jetën, në një lokal në rrugën e Elbasanit. Pas tyre, në një tjetër makinë, po udhëtonin në një distancë shumë të afërt me makinën që u përplas, edhe pjesa tjetër e familjes. Ata kanë qenë me një makinë tip “Mercedez Benz”. Në një video të publikuar në media, dëgjohet duke bërtitur vajza tjetër e çiftit, që ndodhej në makinën tjetër, derisa në vendngjarje mbërrijnë dy autoambulanca.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur viktimat po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje. Vajza e vogël e çiftit Bibaj, që po ashtu humbi jetën në aksident, sapo kishte festuar 22-vjetorin e lindjes dhe po ktheheshin drejt banesës në Bathore të Tiranës.

Ekspertë të Policisë Rrugore që kanë mbërritur në vendngjarjen, duke bërë këqyrjen dhe matjet përkatëse, kanë përcaktuar paraprakisht edhe shkakun e aksidentit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se automjeti, me të cilin udhëtonin viktimat, ka qenë me një shpejtësi mbi 110 km/h, në momentin që ka humbur kontrollin.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime se drejtuesi i mjetit mund ta ketë humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke përshkuar mes për mes rrethrrotullimin e më pas është përplasur me një nga bordurat anësore të rrugës, duke sjellë përmbysjen e makinës.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Bibaj. Nuk dihet ende nëse ka qenë ndonjë pakujdesi e shoferit, gjendja e përgjumjes apo nëse ai kishte konsumuar alkool. Për të përcaktuar nivelin e alkoolit, priten analizat e gjakut.

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Pak para seancës parlamentare, Balla njofton konferencën urgjente

Para

Mbytet një pushuese në plazhin e Vlorës, dyshohet për atak kardiak

Para
Mbytet një pushuese në plazhin e Vlorës, dyshohet për atak kardiak

Mbytet një pushuese në plazhin e Vlorës, dyshohet për atak kardiak

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar