Pas sanksioneve të reja të BE-së, më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen.
Kryediplomati i BE-së Josep Borrell tha se do të sigurojë miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet kryesore evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë rënë dakord të heqin “bankat e zgjedhura ruse” nga sistemi i pagesave Swift.