Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se forcat ushtarakë kanë marrë sërish kontrollin e Kharkivit.
Ky qytet u raportua se ra në duart e rusëve në orët e para të mëngjesit.
Guvernatori Oleh Synyehubov shkruajti në rrjetet sociale: “Kontrolli i Kharkivit është totalisht i yni”.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit luftime të ashpra janë regjistruar në këtë qytet, i cili konsiderohet i dyti për nga madhësia si dhe një pikë strategjike.