Reshjet e dëborës, të shoqëruara dhe me erëra të forta, kanë vijuar për gjatë gjithë natës në Qarkun e Korçës, por edhe ditën e sotme.
Në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar deri +50 cm, teksa në rrugën e Dardhës është në kuotën +1100 m. Situatë problematike shfaqet po ashtu edhe në bashkinë e Kolonjës.
Gjatë natës si pasojë e dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti i Ersekës dhe Leskoviku kanë qënë pa energji elektrike ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikthimin e energjisë në qytet.
Sakaq, në pjesën më të madhe të fshatrave situata mbetet po njësoj, pa energji elektrike.
Trashësia e dëborës në zonën e Kolonjës i kalon mbi 30 cm, ndërsa më e renduar situata paraqitet ne zonat e fshatrave te thella.
Sakaq në bashkinë Maliq ka mungesë energjie në fshatrat Pojan, Zvezde dhe në njësitë Gorë dhe Moglicë, ndërsa rrugë të bllokuara sipas informacioneve më të fundit është rruga e Dusharit.
Paa drita është po ashtu dhe zona e Devollit ku trashësia e dëborës nga 30-40 cm.
Fshatrat e thella malore, Arrza, Vidohova etj janë bllokuar nga bora, ndërsa trashësia e saj shkon deri në 60 cm.
Në fshatrat e Korcës si Shtyllë apo Panarit situata mbetet problematike, ndërsa në këtë të fundit trashësia e borës ka shkuar deri në 2 metra.
Në Pogradec shumë fshatra pa energji elektrike,zona e Mokrës e bllokuar.
Ndërkohë kontraktorët janë duke punuar në akset rrugore, per Mirembajtje Dimerore.
Ne rrugen Korçe-Dardhe 3 Borepastruese.
Ne rrugen Korçe-Erseke 3 Borepastruese.
Ne rrugen Erseke -Leskovik 2 Borepastruese.
Ne rrugen Korçe-Voskopoje 2 Borepastruese.
Po ashtu rekomandohet që qarkullimi në orët e paradites të bëhet me pajisje dimërore, zinxhirë dhe goma dimerore.