Prej dy ditësh Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës.
Të shumtë kanë qenë zërat që nuk e kanë mbështetur vendimin e presidentit rus Vladimir Putin.
Qytetarët rusë janë shprehur kundër sulmit, teksa shumë prej tyre protestuan dje në rrugët e më shumë se 50 qyteteve, pavarësisht kërcënimit se do të akuzoheshin për tradhëti.
Mijëra protestues marshuan ndërsa hodhën kritika të forta kundër Putinit, ndërkohë që një grua shpërtheu në lot. “Nuk mund të ndalojë së qari”, tha ajo, ndërkohë që një tjetër protestuese: “Shumica e rusëve nuk e mbështesin këtë. Është e tmerrshme’.
Ata gjithashtu folën pavarësisht se u përballën pothuajse me arrestime dhe burgime, sepse Kremlini thotë se ‘komentet negative’ për pushtimin e Putinit në Ukrainë do të trajtoheshin si ‘tradhti’. Dhe pavarësisht kësaj rrjetet sociale ishin mbushur me rusë të zemëruar për luftën.
Dmitry Muratov, redaktori i gazetës opozitare të vetme ruse kundër Putinit që fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2021 tha; “Ne nuk e njohim Ukrainën si një armik’.