Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dalë sot me një deklaratë nga zyra e tij në Kiev.
Ai mbante një veshje ushtarake, dhe akuzoi liderët europianë për marrjen e pamjaftueshme të masave për të ngadalësuar përparimin rus.
“Kollonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me atë që Evropa pa shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore – diçka për të cilën tha “kurrë më”,” thotë ai.
“Por ja ku është, përsëri. Tani, në 2022. 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.”
Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar “agresionin” rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.
Mesazhi i citatit: Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”.
Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”.