Një aeroplan transporti ushtarak rus Antonov-26 u rrëzua në rajonin Voronezh, afër Ukrainës, ndërsa po transportonte pajisje, tha në një deklaratë të enjten Qarku Ushtarak Perëndimor Rus, sipas RIA, një agjenci shtetërore ruse e lajmeve.
“Ekuipazhi vdiq”, thuhej në deklaratë, pa sqaruar se sa veta ishin në bord,
Sipas deklaratës shkaku i përplasjes ishte “defekti i pajisjeve”.