Momenti kur aeroporti i një qyteti ukrainas në perëndim të vendit sulmohet me predha po bën xhiron e rrjetit.
Predhat ruse bombarduan aeroportin e qytetit Ivano-Frankivsk, një qytet i cili ndodhet vetëm 150 kilometra larg Polonisë dhe Rumanisë.
Në rrjetet sociale po postohen herë pas here foto dhe video të pasojave të pushtimit rus të Ukrainës.
Referuar Moskës, po shënjestrohen vetëm bazat ushtarake dhe nuk ka viktima civile, mirëpo Kievi pretendon të kundërtën.