Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Mamurras në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.
Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit Andi Diva.
Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Skonja, dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Honday” duke plagosur shtetasit: Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: Andi Diva,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.