Nga Nikollë Lesi
Të premten vonë në mesnatë e famshmja Arbana Osmani shpalli verdiktin e publikut shqiptar, Kosovë dhe Shqipëri, të cilët votuan për fituesin e Big Brother VIP.
Ai është Ilir Shaqiri, një artist i mahnitshëm që rrjedh nga familje e talentuar në fushën e artit. Natyrisht televizioni dhe rinia fitoi edhe një ishull të tyre, që sapo hyri në udhën e botës televizive, Donald Veshaj.
I gjithë spektakli që prej fillimit, me 5 tetor e deri mbrëmë vonë diku afër dy e gjysëm të natës, ishte një realitet show që mbart krejt vlerat dhe veset shqiptare, por me një regji brilante e cila fokusonte vlerat dhe progresin, përballjen me jetën dhe sfidën për të konkuruar në një botë ku gjithçka tashmë mbetet digjitale.
Jetojmë në një realitet krejt tjetër, ku bota virtuale luan dhe herë-herë mposht botën reale, e megjithatë spektakli ishte mbrëselenës pasi i dha pozitivitet vlerave, jetës reale, familjes, mirëkuptimit, vullnetit për të triumfuar përballë se keqes së përditshme.
Shqiptarët panë një spektakël të përmasave botërore të organizuar nga Top Channel. Një regji e shoqëruar me një koreografi profesioniste, me të ftuar VIP dhe të jashtëzakonshëm.
Gjithçka të mbante lidhur pas ekranit të Top Channel, minutë pas minute, derisa kulmi erdhi kur Inva Mula dhe Alban Skenderi dolën dhe kënduan me zërin magjeps, duke ia ngritur vlerat spektaklit në majë të majave.
Natyrisht e gjitha kjo nën dirigjimin dhe drejtimin pasionant “tanhoxhist”, ku dy vajza të reja, të bijat e ikonës mediatike të dy dekadave të fundit, të të madhit Dritan Hoxha,dy vajzat Lori dhe Sara Hoxha, ishin zemra dhe mendja e spektakit madhështor.
Ato të dyja, Lori dhe Sara, të vrojtuara nga qielli ku ndodhet Tani dhe në kujdesin e mamasë së tyre, Vjollcës, një grua tokësore dhe korrekte; ato të dyja pra na dhanë për afro 5 orë një spektakël ku ishin gershetuar magjia e stafit të tyre mbresëlenës, drejtimi i papamë nga Arbana Osmani (fituese jo më kot edhe si moderatorja e vitit 2021 në KOHA JONË),koreografia që bënte pjesë të spektaklit edhe shikuesin, mesazhi që dhanë votuesit shqiptarë me votimin e tyre final, pra pa e zgjatur meritojnë një falenderim të madh.
Me siguri Tani, atje në botën tjetër qiellore, ku lodron, është ndjerë i lumtur për Lorin dhe Sarën.