Një e moshuar ka dalë nga shtëpia në Korçë dhe nuk është kthyer më.
Bëhet me dije se 72-vjeçarja kishte dalë nga banesa më 11 shkurt dhe prej asaj dite nuk ka më asnjë kontakt me familjarët e saj.
Shtetësja e zhdukur me inicialet H.Q. dyshohet se ka hyrë në liqenin e Pogradecit dhe nuk ka dalë më, duke ngritur kështu dyshimet se mund të jetë mbytur.
Ka qenë bashkëshorti i saj që ka ngritur alarmin që gruaja e tij është zhdukur. Policia e Korçës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë.