Mirëmbajtja e lëkurës dhe zhdukja e akneve shkon përtej trajtimeve apo produkteve të shtrenjta. Eshtë e rëndësishme të pastroheni edhe nga brenda, pra të ndryshoni dietën ushqimore, pasi ndikimi tek lëkura është i drejtëpërdrejtë. Për shembull, në listën në vijim do të gjeni ushqime që ndihmojnë në pastrimin e akneve nëse i konsumoni rregullisht.
Xhelatina
Xhelatina rrjedh nga kolagjeni dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe stresit. Duke qenë se është një proteinë ajo eliminon celulitin, aknet dhe përmirëson dukshëm lëkurën. Xhelatinën mund ta merrni të shtrydhur në lëngun tuaj të preferuar të frutave.
Veza
Veza përmban tre elemente shumë të rëndësishëm: vitaminën A, vitaminën D dhe selenium. Seleniumi është thelbësor për mbështetjen që u jep tiroideve ndërsa vitaminat ndihmojnë në balancimin e hormoneve. Vezën mirë është ta konsumoni herët në mëngjes të shoqëruar me perime.
Spinaqi
Perimet me gjethe në ngjyrë jeshile të errët përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në metabolizmin e estrogjenit. Ky i fundit ekuilibron nivelin hormonal dhe rrit nivelin e kolagjenit duke tendosur dhe zbutur lëkurën tuaj. Mund ta përzieni spinaqin me vaj bajame ose arre kokosi dhe ta pini atë në mëngjes.
Yndyrnat e shëndetshme
Është e rëndësishme të dini që yndyrnat që duhet të konsumoni janë ato që përbëhen nga vitamin A, K2, D dhe E. Duhet të ketë elementin Omega 3 dhe mineralet iodinë, selenium dhe magnesium. Ajo që duhet të bëni është t’i gatuani vezët më gjalpë të shëndetshëm në mënyrë që t’i merrni të gjithë elementët. Elementi Omega 3 gjendet dhe tek disa lloje peshqish.
Perimet e fermentuara
Gjatë fermentimit, perimet çlirojnë acid laktik i cili normalizon procesin e shpërbërjes. Ju mund t’i përgatisni ato vetë ose t’i blini të gatshme në supermarket.anabel