Shqiptari Andi Salaj është dënuar me 12 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike, lloji kanabis. 26-vjeçari u dënua nga Gjykata Mbretërore e Stoke.
Avokatja Alison Whalley deklaroi në seancën e fundit gjyqësore se Salaj u detyrua të përfshihej në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës për shkak të vështirësive financiare pasi partnerja e tij mbeti pa punë. Për shkak se të dy duhet të rrisnin djalin e tyre, Salaj u shty në shitjen e drogës.
“Gjatë kësaj kohe, Andi po vuante vështirësi financiare. Partnerja e tij punonte si shofere e dërgimit të ushqimeve vegjetariane. Biznesi ku ajo punonte u mbyll. Andi e kishte të pamundur të punonte ligjërisht vetë. Ndaj u detyrua të kryente këtë vepër penale. Kanabisi dhe paratë nuk janë të tijat”, u shpreh avokataja Whalley.