Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtëpia, gjithmonë e më shtrenjtë! Tirana e papërballueshme, shkon deri në 4000 euro m2

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shtëpia, gjithmonë e më shtrenjtë! Tirana e papërballueshme, shkon deri në 4000 euro m2
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e një apartamenti në pallate të reja në Tiranë po kushton gjithë e më shtrenjtë. Sipas ekspertëve imobiliar në disa zona të kryeqytetit çmimet janë rritur deri në 30% më shumë. Ky shtrenjtim i ndjeshëm sipas tyre vihet re në zona ku po përmirësohet infrastruktura si ajo e Astirit ku çmimet kanë arritur në rreth 850 euro/m2 si dhe njësi të tjera që po marrin hov zhvillimi si 5 Maji, Shkolla e Bashkuar si dhe zona e Ish-Parkut, ku në këtë të fundit një metër katror arrin deri në 1500 euro.

Kostot bëhen më të kripura kur flitet për zonën e ish-Bllokut, ku në ndërtesat e reja çmimet arrijnë deri në 4000 euro/m2.

“Rritja më e madhe ka ardhur në zonat brenda unazës ose vogël të Tiranës. Ish-Parku ka pësuar një rritje sidomos godinat e reja, duke parë dhe standardin që po ndërtohet atje ka parë një rritje me rreth 30% brenda një viti. Çmimet arrijnë në 1500 euro/m2 çmimi maksimal. Zona të tjera si ajo e 5-Majit, kryesisht komplekset sepse janë bërë shumë të kërkuara për shkak të faciliteteve, gjelbërimin, mundësia e parkimit. Mund të flasim për objekte të përfunduara që anë arritur çmimet 950-1000 euro/m2, një rritje 15-20%. Pranë zonës së Shkollës së Bashkuar, Spitali 5 një rritje me gati 15%. Astiri për shkak të urbanizimit të menjëhershëm, ka pas një rritje nga 650 euro ka shkuar në 850 euro. Nëse flasim për zonat ngjitur me unazën e madhe kanë shkuar çmimet edhe deri në 1000 euro/m2.”

Komplekset po preferohen gjithnjë e më shumë nga blerësit e apartamenteve sipas ekspertëve për shkak të faciliteteve që ofrojnë. Veç apartamenteve, kërkesë të shtuar sipas tyre ka pasur edhe për vila në zonat periferike të Tiranës.

“Apartamentet janë ato që kërkohen padyshim më shumë, ku po shihen edhe një një mënyrë për të investuar. Kërkesat kanë qenë të larta edhe për vila në zonën e Saukut dhe liqenit të Farkës. Çmimet e këtyre vilave variojnë mesatarisht nga 350 mijë euro e që arrijnë edhe deri në 1 milionë euro.”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ekspertët vlerësojnë se ky shtrenjtim lidhet edhe me rritjen e çmimeve të materialeve bazë të ndërtimit e si rrjedhojë çmimet e apartamenteve mund të shohin rritje të vazhdueshme edhe në vijim.

Marrë nga Top Channel

Pas

A ndjeni përgjegjësi për aferën e incerenatorëve? Rama: S’ka aferë! Ka shpëtuar tre komunitete

Para

Strehimi i afganëve/ Rama: Ne mund të mos biem dakord sa është ora, por për këtë ramë dakord të gjithë

Para
Strehimi i afganëve/ Rama: Ne mund të mos biem dakord sa është ora, por për këtë ramë dakord të gjithë

Strehimi i afganëve/ Rama: Ne mund të mos biem dakord sa është ora, por për këtë ramë dakord të gjithë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

nga Fast News
12:13 | 15/05/2026
0

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

nga Fast News
11:12 | 15/05/2026
0

Pas zjarrit tek “ARLIS”, këshilla e profesorit të njohur të ndërtimit: Duhet të bëhet vlerësimi i strukturave beton-arme

Nga normat e vjetra tek Eurokodet, një nevojë kombëtare

nga Fast News
11:08 | 15/05/2026
0

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

nga Fast News
11:02 | 15/05/2026
0

Recent News

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

12:13 | 15/05/2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

11:12 | 15/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora