Astrologia Meri Shehu, ishte e ftuar në “Big Brother Fan Club” për të parashikuar fatin e katër finalistëve, Einxhel Shkira, Beniada Nishani, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj.
“Fati është shkruar në yje, por ne duhet të japim më të mirën tonë që të mbështesim energjinë që na japin yjet në momentin e lindjes. Duhet të dini se kur lind njeriu merr një energji të caktuar nga universi. Kjo energji ose përparon e zhvillohet në lidhje me kushtet e njeriut, ku rritet, në çfarë vendi, me çfarë kulture. Ose nëse ai lind në një vend jo shumë adapt, mund edhe ta përkeqësojë mesazhin e yjeve. Por kemi edhe njerëz që nga e keqja ngihen dhe triumfojnë”, tha Meri kur u pyet në qoftë se astrologët e dinë se kush do fitojë.
Iliri ka qenë praktik në egoizmin e vet. Po çfarë do publiku? Një njeri ashtu siç është individual, apo një njeri që lufton për kauza? Mes tyre shoh një femër potente si Einxhel. Yjet nuk e favorizojnë Dashin. Favorizim përmes yjeve ka Binjaku (Beniada)”, tha ajo.