Pak ditë pasi refuzuan dekretin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, mësohet se ata i kanë kërkuar mbrojtje Ministrisë së Brendshme.
Pas kërkesës katër anëtarëve : kryetarit Denar Biba si dhe tre anëtarëvë të tjerë Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri, u janë vënë në dispozicion truproja që do t’i mbajnë ata nën mbikëqyrje.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u diskutua procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit u vu re mungesa e kryetarit Klement Zguri dhe mbledhja u drejtua nga nënkryetari Denar Biba.
Kujtojmë që mbledhjen e kaluar kryetari Klement Zguri e braktisi mbledhjen duke thënë se nuk ishte në kompetencat e tij të gjykonte vullnetin e Presidentit të Republikës.