Detaje të reja kanë dalë nga operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Krujë.
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit në Facebook shihen pamjet ku janë arrestuar disa nga anëtarët e grupit që shisnin drogë në këtë zonë.
Njëri prej tyre është i shtrirë në mes të rrugës për tu arrestuar ndërsa tjetri është zbritur nga makina pastaj i janë vënë prangat.
Sot policia e Fushë-Krujës ka realizuar një megaoperacion anti drogë ku janë arrestuar 11 persona e janë proceduar 20 të tjerë.
Emrat e disa personave të arrestuar janë: Gerald Rraja, Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari, banues në Tiranë.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.
Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.
- T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.
- Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.
- Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.