• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shkatërruam çdo gjë nga themelet” Mentor Kikia kujton lëvizjen e 90’: Por jo ideologjinë e komunizmit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Shkatërruam çdo gjë nga themelet” Mentor Kikia kujton lëvizjen e 90’: Por jo ideologjinë e komunizmit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjatë një interviste televizive gazetari i njohur Mentor Kikia ka folur për lëvizjen e vitit 90’ në Shqipëri që çoi në rrëzimin e komunizmit.

Ai shprehet se kjo lëvizje lindi për shkak të kushteve tepër të vështira të popullit tonë, mirëpo nuk ia doli dot të sillte revolucion, pasi  komunizmi nuk u rrëzua por thjesht ra pas kishte kapitulluar dhe udhëheqësit po kërkonin një mënyrë që të mbijetonin fizikisht.

“Së pari do preferoja të mos quhesha dhjetorit, pasi me këtë emërtim është abuzuar shumë dhe u shndërrua në një lloj profesioni si veteranët e luftës, ku çdo student që ka marrë pjesë në protesta filloi të quhet dhjetorist. Filloi te jepte leksione. Kam qenë një nga studentët e kësaj kohe. S’dua të abuzoj dhe të them që unë apo kolegët e mi, kishim ide të qarta çfarë do të arrijmë. Nisi si reagim nga kushtet e rënda në qytet studenti dhe shumë shpejt mori formën e një lëvizje politike. Pjesa dërrmuese nuk kishin qartësi si funksionon një sistem demokratik. Ishte një lloj orteku që u rrit në mënyrë të rrufseshme.

Thjesht kërkohej një ndryshim, sepse të gjithë kuptonin dhe kishim konfirmuar tashme që shikonim në mjediset ku jetonim, një kapitullim total të sistemit. Mjerim i ekonomisë në të gjitha nivelet dhe padyshim ishte lloj vullkani që nuk kishte nevojë shumë për frymëzim, por kërkohej dikush ti hapte portë. Një liqen që mjaftonte të hapej një vrimë për të derdhur ujë. Qytet Studenti ishte epiqendra sepse ishim të rinj, ishim të organizuar. Nuk kishte sindikata që të protestohej.

Vazhdojmë të mos i kemi. Nuk filloi protesta nga qytetarët, apo punëtorët. Sepse klasa punëtore ishte tmerrësisht e dhunuar, e shtypur dhe as e çonte ndërmend të reagonte. Në 90 komunizmin nuk e rrëzuam ne. Nuk bëmë një revolucion. Kishte kapitulluar dhe po kërkonte një mënyrë të shembej. Jo siç ra në Bukuresht ku çifti Çausheshsku u pushkatua publikisht, por të binte në mënyrë paqësore që të mbijetonin të paktën fizikisht”, tha Kikia.

Më tej, Mentor Kikia thotë se shqiptarët fatkeqësisht nuk ia dolën të shkatërronin ideologjinë komuniste, të cilën edhe sot e vëmë re te udhëheqësit tonë, por ia dolën të shkatërronin vetëm pasuritë e vëna nga ai sistem me gjakun e shqiptarëve.

“Parë në aspektin historik, nuk ra për një ditë komunizmi, dhe në përpjekje për të gjetur përgjigjen përse ne nuk arritëm të ndërtonim një demokraci edhe pse ra komunizmi, mendoj se janë bërë gabime me përmasa historike dhe PD është pjesë e këtyre gabimeve. Sot është duke vuajtur një nga arsyet se përse nuk u veprua mirë në kohën e duhur. Ne në 90 nuk u ndamë nga komunizmi. Thjesht rrëzuam qeverinë komuniste. Por shoqërinë, mentalitetin dhe ideologjinë e transformuam shpejt e shpejt dhe e quajtëm pluralizëm. Nuk u ndamë as nga njerëzit që i vunë apo na u vunë në krye për të në drejtuar. Elementë të shoqërisë komuniste ishin ata që filluan të marrin kontrollin në pjesën më të madhe të partive politike. Në përpjekje për shkatërrimin e komunizmin, ne shkatërruam pasuritë e komunizmit. Shkatërruam hekurudhat, plantacionet, fabrikat, shkulëm çdo gjë në themel. E çuam në minus me idenë që te huajt do të vijnë dhe na mbjellin gjithçka nga e para. Kuptuam që kishim shkatërruar pasuritë por jo ideologjinë e udhëheqjes. Njerëzit që kishin në dorë pushtetin filluan të pasuroheshin me pasuritë kombëtare. Secili që merr pushtetin sot është një lloj komunisti në mënyrën si drejton, sillet me vartësit e tij“, përfundoi ai.

Pas

Dëmi i fundit që “pakica Basha” po i bën Partisë Demokratike

Para

Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

Para
Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar