Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Gramsh- Kodoviat, ku dy të rinj janë përplasur me motorr.
Bëhet me dije se të rinjtë në momentin që po udhëtonin me motorr kanë humbur kontrollin e si për pasojë janë rrëzuar.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjëncë në spitalin e Traumës dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.