Një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” ku shfaqeshin duke biseduar kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdylaj për votat e zgjedhjeve të 2017, ka ardhur dhe reagimi i deputetit Lefter Maliqi.
Maliqi shkruan se parlamenti duhet të shpërndahet dhe vendi duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme pasi ky përgjim tregon se deputetët, drejtorët e kryetarët e Bashkive zgjidhen dhe vendosen nga krimi.
“E ardhmja e vendit është në rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit”, shkruan deputeti Lefter Maliqi.
REAGIMI I PLOTE
Parlamenti duhet të shperndahet.Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme.Pergjimi i shitblerjeve të votave,nderhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet,drejtoret,kryetaret e Bashkive etj zgjidhen ,vendosen dhe emerohen nga krimi.Cdo institucion ka rënë.Jemi në dorë të krimit,paaftëve,servilëve,oligarkëve.Shkaku është sistemi i kalbur elektoral,korrupsioni dhe krimi i organizuar.E ardhmja e vendit eshte ne rrezik,jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit.Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kunder krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi,per vot të lire,per të ardhmen e sigurt.