• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Veshjet, pandemia orientoi më tej tendencën për ato sportive

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Veshjet, pandemia orientoi më tej tendencën për ato sportive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Kjo tendencë u përforcua më shumë gjatë pandemisë, teksa karantina dhe bllokimi i aktiviteteve sociale pothuajse i nxorën nga përdorimi veshjet klasike.

“In Sport”, me aktivitet në tregtimin e artikujve sportivë, është për të dytin vit radhazi në renditjen e “Monitor 200”, sipas fitimeve, ndërsa ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit të pandemisë. Kompania raportoi të ardhura 1.1 miliardë lekë (rritje me 9%) dhe fitime 272 milionë lekë (zgjerim 8.2%).

Edmond Gjyli, administrator i “In Sport”, distributori i Nike për Shqipërinë, dhe që ka rrjetin e dyqaneve në të gjithë vendin, SportVision, SportReality, BuzzSneakerstation dhe Nike Shop pohon se “duke qenë se njerëzit u mbyllën për një periudhë të caktuar kohe, nevoja për të qenë më shumë sport, për të parë natyrën, nevoja për të dalë dhe për të eksploruar më shumë ishte ajo që ndryshoi tendencën e veshjeve sportive në pandemi. Një tjetër shtysë e madhe ishin rrjetet sociale, që e bënë konsumatorin shqiptar të jetë më shumë i fokusuar dhe të ndjekë trendin botëror”.

Ai shton se kompania u përshtat me shpejtësi dhe platforma Online që u hap në fund të vitit 2019 çoi në rritjen e menjëhershme të shitjeve online në mungesë të dyqaneve fizike. “Preferencat ishin veshjet dhe atletet lifestyle por një rritje të konsiderueshme shënuan dhe kategoritë ‘running’ dhe ‘training’ te grupmoshat e reja. Meshkujt janë konsumatorët që zënë përqindjen më të lartë në shitje, por viti pandemik solli një rritje të konsiderueshme edhe të femrave dhe fëmijëve”.

“Balkan Sport”, që ishte në renditjen e 2019, ka dalë këtë vit nga lista e kompanive me fitim më të lartë. Ndonëse të ardhurat qëndruan në nivelin e rreth 1.5 miliardë lekëve, fitimet u ulën ndjeshëm në 91 milionë lekë, e ndikuar nga rritja e fortë e shpenzimeve për lëndë të parë.

Në biznesin e veshjeve në vend, më i madhi sipas qarkullimit vjetor mbetet “ITX Albania”. Sipas deklarimeve në Tatime, qarkullimi i saj vjetor në vitin 2020 ishte 3 miliardë lekë, me rritje 14% dhe fitimet 705 milionë lekë.

“LC Waikiki Retail AL”, me të ardhura 2.9 miliardë lekë dhe fitime 300 milionë lekë, sipas të dhënave paraprake nga Tatimet (kompania nuk ka dorëzuar ende bilanc).

Në raportet vjetore, operatorët deklarojnë se janë ndikuar nga pandemia, si rrjedhojë e karantinës disamujore, por aktiviteti i tyre i është rikthyer normalitetit./Monitor/

Pas

Ndodh edhe kështu/ Qytetari niset me kalë dhe flamur kombëtar për të votuar

Para

Me të kuqe dhe me shpejtësi, videoja nga aksidenti tragjik në “21-sh”, humbi jetën polici i burgjeve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar