Këtë të mërkurë ka vijuar mbledhja e Komisionit të Ekonomisë përsa i përket paketës fiskale për buxhetin e vitit 2022. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj, ajoj u kujdes të parashtronte sektorët kryesorë ku do të shkonte pjesa më e madhe për buxhetin e vitit 2022. Kjo gjë ka shkaktuar debate në pika të caktuara.
Mbledhja është ndërprerë pas debateve mes deputetëve demokratë dhe atyre të mazhorancës ku kulmi ishte në kontratat e koncensioneve të dhëna nga qeveria.
Ibrahimaj: Shpenzimet buxhetore do të jenë deri në 28 miliardë lekë më shumë se në vitin 2021. Gjithashtu do të shtohen punonjësit në administratën shtetërore, kryesosht në institucionet e drejtësisë. Nga 83740 punonjës në 2021 numri shtohet në 83922 punonjës. Sa i përket sektorëve të caktuar:
3.2 miliardë lekë do të jenë grante për fermerët. Shpenzimet për IT dhe teknologjinë do të jenë deri në 4 miliardë lekë. 2.6 miliardë lekë janë përcaktuar të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve. Do të përdoren 8.3 miliardë lekë për sektorin e mbrojtjes. Nga këto 2.1 miliardë lekë do të shkojnë për shpenzimet e policisë.
Subvencionet do të kapin vlerën e 1.55 miliardë lekëve. Njëkohësisht po punohet edhe për reformimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Nga sigurimet shoqërore, do të mbështeten nga kjo skemë plot 744.792 persona.
Ndërkohë pas raportimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë lidhur me shpenzimet buxhetore të vitit 2022, ka ndërhyrë deputetja demokrate, Jordia Tabaku e cila kërkuar shpjegime lidhur me masat e marra për krizën energjitike dhe informacione lidhur me mënyrën sesi kjo krizë do të reflektonte në buxhetin e vitit 2022.
Tabaku gjithashtu ka ngritur shqetësimet për kontratat koncesionare të firmosura nga qeveria ku sipas saj, koncesionari nuk mbante asnjë përgjegjësi.
Tabaku: Si reflektohet kriza energjitike në buxhetin e vitit 2022? Nuk reflektohet as rritja e çmimit të gazit.
Ndërsa ministrja, Ibrahimaj vijoi të fliste për dëmshpërblimet ndaj ish të përndejkurve politikë, Tabakui tha se kjo ishte një mënyrë arrogante me të cilën u drejtohej deputetëve.
Tabaku: Po u drejtohesh deputetëve në mënyrë arrogante. Nuk ui përgjigje ndaj 70% të pyetjeve që ju bëra. Jemi të gjithë njëlloj këtu.
Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi: Nuk ka asnjë arrogancë këtu, nuk lejoj të përdoret kjo fjalë, e kam provuar në kurriz cfarë është arroganca.
Pas debateve mes deputetëve demokratë dhe mazhorancës, kryetari Eduart Shalsi ndërpreu mbledhjen e komisionit. Diskutimi më I madh u ngjall në momentin kur u përmend kontrata e koncesionarëve.
Ndërkohë, Ish-ministrja Anila Denaj përmendi faturën e skanimit, gjë që shkaktoi debate në komision.
Denaj drejtuar Tabakut: Mos u emociono kaq shumë, kur vjen puna për koncesionet tuaja, ju nxeheni.