• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vasili kritikon Bashkimin Europian: Është larg realitetit në Shqipëri

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Vasili kritikon Bashkimin Europian: Është larg realitetit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë. Sipas zyrtarit të lartë të Opozitës, kjo seli në kryeqytetin shqiptar është shumë larg realitetit dhe të vërtetave tronditëse.

Me anë të një postimi në “Facebook” Vasili shkruan se jo vetëm që nuk sheh në mënyrë të drejtë realitetin, por është bërë njësh në strukturë  komunikimin me Rilindjen.





Postimi i Petrit Vasilit:

“BE ne Tirane teper larg realitetit dhe te vertetave tronditese ne Shqiperi!! BE ne Tirane ka adaptuar per fat te keq te njejten strukture politike dhe mediatike komunikimi si ajo e Rilindjes. Shqiptaret kerkojne transparence,identifikim te pergjegjesive te qeverise dhe paanshmeri lidhur me procesin e integrimit europian dhe moshapjen e negociatave me gjithe rekomandimet pozitive te njepasnjeshme.

Sot fale transparences se se vazhdueshme te deputeteve gjermane mesuam per Kushtet e vena Shqiperise per hapjen e negociatave ne mbledhjen e Ministrave te Jashtem te BE ne 26 qershor 2018.

BE ne Tirane i ka fshehur keto Kushte kaq thelbesore dhe te qarta nuk e ka vend kurre theksin ne to. Ajo thjesht eshte mjaftuar me promovimin bajat te reformes ne drejtesi duke mbyllur syte perpara kapjes se qarte te saj nga qeveria dhe implementimit antikushtetues te saj e me dy standarte duke filluar qe nga Vetingu.BE ne Tirane edhe keto dite po shperndan pa kursim fishekzjarre propagandistike dhe elozhe dizgustoze te nje matrice rilindase te qarte, ne nje moment kur deshtimi i hapjes se negociatave kerkon seriozitet dhe venien e gishtit ne plage e ku qeveria eshte shkaku vendimtar i ketij deshtimi.

Te nderuar miq lexoni me poshte deklaraten e sotme te z.Ëadephul keshtu do te keni te qarte te vertetat ndersa propaganden boshe le tja leme Edi Rames dhe kujtdo….. qe mbeshtet ate. Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Ëadephul deklaroi sot qarte:

– “Sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018.”

Ëadephul shprehet konkretisht se : ”

“Mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

-“Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018”.

– “Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave”.

-“Mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë”. Ëadephul thekson se: – ‘”Shqipërisë i duhet edhe shumë kohë derisa të jetë gati për negociatat e anëtarësimit””, shkruan  Vasili.

Pas

Rama e vendosi në bluzën e fushatës, KQZ rendit PS-në të 30-ën në fletën e votimit

Para

Kthim në diktaturë? Në lulishtet e Tiranës kërkohet largimi i Ramës (FOTO)

Para

Kthim në diktaturë? Në lulishtet e Tiranës kërkohet largimi i Ramës (FOTO)

Të Gjitha

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

nga ro ot
16:45 | 07/07/2025
0

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

Recent News

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

16:45 | 07/07/2025
Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar