Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e “Big Brother VIP” , spektakël që do të drejtohet nga moderatorja Arbana Osmani.
Ndërkohë personazhet po zbulohen një e nga një, të cilët do ti shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Iconstyle” ka zbuluar se një tjetër konkurrente që do i bashkohet spektaklit është aktorja Ema Andrea.
Së fundmi janë konfirmuar si pjesë e “Big Brother VIP” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj.
Gazetari Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.
“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”, u shpreh Eraldo.