• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Biden zemëron Francën, BE-në me iniciativën e re të sigurisë me Australinë dhe Britaninë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Biden: Departamenti i Sigurisë Kombëtare të drejtojë zhvendosjen e afganëve në SHBA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vendimi i Presidentit Joe Biden për të formuar një aleancë strategjike Indo-Paqësore me Australinë dhe Britaninë për t’iu kundërvënë Kinës ka zemëruar Francën dhe Bashkimin Evropian. Ato po ndihen të mënjanuar dhe e shohin këtë veprim si një kthim në epokën e Presidentit Trump.

Nisma e sigurisë, e njoftuar këtë javë, duket se i ka dhënë fund të papritur një vere pozitive të Presidentit Biden me Evropën. Nisma AUKUS, një bashkëpunim mes Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila përjashton Francën dhe Bashkimin Evropian, është ndër hapat e fundit, nga Afganistani deri në Azinë Lindore, që kanë befasuar Evropën.

Pasi u premtoi udhëheqësve evropianë se “Amerika është kthyer” dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndiqnin modelin e diplomacisë shumëpalëshe në politikën e tyre të jashtme, Presidenti Biden zemëroi shumë aleatë me veprimet e tij të njëanshme për disa çështje të rëndësishme. Ministri i Jashtëm i Francës e quajti lëvizjen e fundit të Presidentit Biden, një “goditje pas shpine”, dhe shefi i politikës së jashtme të BE -së u ankua se Evropa nuk ishte konsultuar.

Franca do të humbasë një marrëveshje me vlerë gati 100 miliardë dollarë për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë, si rezultat i nismës së re, sipas së cilës, Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të furnizojnë Kanberrën me nëndetëse me energji bërthamore.

Zemërimi francez në një nivel thjesht komercial do të ishte i kuptueshëm, veçanërisht pasi Franca, që nga viti 1997 kur Britania hoqi dorë nga kontrolli i Hong Kongut, është i vetmi vend evropian që ka zona të konsiderueshme territoriale dhe një prani të përhershme ushtarake në Paqësor.

Por zyrtarët francezë dhe ata të Bashkimit Evropian shkuan më tej, duke thënë se marrëveshja vë në pikëpyetje të gjithë përpjekjen bashkëpunuese për të zbehur ndikimin në rritje të Kinës dhe nënvizon rëndësinë e planeve të lëna pasdore të Brukselit për të rritur aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Disa analistë i kanë krahasuar veprimet e fundit të Presidentit Biden me ato të paraardhësit të tij, Donald Trump, të bazuara në doktrinën “Amerika e Para”. Kjo është befasuese për një president të zhytur në çështjet ndërkombëtare, i cili gjatë fushatës për president u zotua se do të përmirësonte lidhjet e tronditura me aleatët dhe do të rikthente besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore.

Megjithëse është e pamundur të parashikohet nëse do të kenë një dëm afatgjatë, ndikimi afatshkurtër duket se ka ringjallur dyshimet e evropianëve për qëllimet e amerikanëve, që mund të kenë pasoja më të gjëra mbi përpjekjet e Presidentin Biden për të bashkuar demokracitë botërore kundër autoritarizmit, të fokusuara kryesisht ndaj Kinës dhe Rusisë.

Vetëm tre muaj më parë, në vizitën e tij të parë në Evropë si president, Biden u përshëndet si një hero nga homologët evropianë të etur për tejkalimin e tensioneve transatlantike të krijuara gjatë mandatit të Presidentit Trump. Por ajo ndjenjë e dukshme lehtësimi tani është zbehur për shumë njerëz.

Që nga qershori, Presidenti Biden ka zemëruar aleatin më të vjetër të Amerikës, Francën, e ka lënë Poloninë dhe Ukrainën me shumë pikëpyetje rreth angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e tyre dhe ka zemëruar Bashkimin Evropian me vendimet e njëanshme për rajonet si Afganistani dhe Azia Lindore. Ndërsa Evropa brohoriste kur Presidenti Biden u zotua të kthehej në negociatat bërthamore me Iranin dhe të ringjallte bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, përpjekjet në lidhje me këto dy çështje vazhdojnë të jenë të bllokuara nëntë muaj pas fillimit të mandatit të tij.

Pakënaqësitë filluan të intensifikoheshin në korrik, kur Presidenti Biden u pajtua që një tubacion gazi që do ta lidh Rusinë me Gjermaninë të shmangte Poloninë dhe Ukrainën, dhe një muaj më vonë, në gusht me tërheqjen kaotike të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Të ejten, Biden zemëroi Francën dhe Bashkimin Evropian me njoftimin e tij se Shtetet e Bashkuara do të krjonin një partneritet të ri sigurie për Indo-Paqësorin me Britaninë dhe Australinë që synon t’i kundërpërgjigjet agresivitetit në rritje të Kinës në rajon.

Nuk është për t’u habitur që Kina reagoi me zemërim, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj anglishtfolës për fillimin e një projekti që do të destabilizojë Paqësorin dhe do të dëmtojë sigurinë globale. Por, reagimet nga Parisi dhe Brukseli ishin po aq të ashpra. Franca dhe BE-ja u ankuan se jo vetëm për mënjanim nga marrëveshja, por edhe për mungësë të konsultimit për këtë çështje.

Zoti Biden tha të mërkurën se Franca mbetet një “partner kyç në zonën Indo-Paqësori”.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin një rol të rëndësishëm në Indo-Paqësor nga vendet evropiane dhe tha se Franca në veçanti është një partner jetik.

Zoti Blinken foli në një konferencë shtypi pas takimeve midis ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe Australisë në Uashington, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë se do t’i siguronin Australisë teknologjinë dhe aftësinë për të vendosur nëndetëse me energji bërthamore.

Zoti Morrison tha se Australia pret që të vazhdojë të punojë “ngushtë dhe pozitivisht” me Francën, duke shtuar: “Franca është një mik dhe partner kryesor për Australinë dhe Indo-Paqësorin.”/voa

Pas

Takimi i beftë! Ambasadorja Kim në Kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla

Para

Ish-dhëndri i mori jetën së bijës/ Babai i Sabrinës i drejtohet SPAK, ja kë denoncoi

Para
Ish-dhëndri i mori jetën së bijës/ Babai i Sabrinës i drejtohet SPAK, ja kë denoncoi

Ish-dhëndri i mori jetën së bijës/ Babai i Sabrinës i drejtohet SPAK, ja kë denoncoi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar