• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Veliaj i bindur: Unaza e madhe do të bëhet

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Veliaj i bindur: Unaza e madhe do të bëhet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përtej të gjitha skandaleve të mëdha që kanë dalë në shesh nga mediet, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është shprehur i bindur se Unaza e madhe e Tiranës do të bëhet dhe madje në kohë rekord. Erion Veliaj, bashme me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe me Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e arkitektë e urbanistë, morën pjesë në prezantimin e projektit të sheshit “Shqiponja”, i cili vjen në formën e një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Në fjalën e tij prezantuese, kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi propozimin e bërë dhe theksoi se kalimi nëntokë i rrethrrotullimit i jep qytetit një pamje krejt tjetër. “Një nga temat kryesore që kemi adresuar ka të bëjë me mundësinë dhe propozimin për transformimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, nga një zgjidhje në lartësi në një zgjidhje në thellësi. Kur infrastrukturat masive, pra autostradat, përshkojnë zona urbane, si ato që kemi parë në kryeqytete ose qytete të mëdha të Europës, kemi parasysh këtu rastin e Brukselit apo Milanos, zgjidhja ka qenë në thellësi. Pra, në vend që të kemi kate, që pengojnë pamjen e hyrjes së qytetit me infrastrukturë masive të betonizuar në lartësi, këto i çojmë në thellësi. Propozimi kryesor fillestar ka të bëjë me kalimin në kate nëntokësore, që nuk ndërpresin qarkullimin”, tha Veliaj.





Veliaj nënvizoi se projekti i Unazës së Madhe do të vazhdojë dhe se qyteti nuk mund të mbetet peng i një grupi të vogël njerëzish, që kanë zgjedhur t’i shërbejnë politikës. “Unaza do bëhet, do bëhet me cilësi, do bëhet brenda kostos, do bëhet në kohë rekord, dhe besoj që për Tiranën dhe Shqipërinë që e sheh Tiranën si një kryeqendër ku mbaron edhe punët e veta, është një lajm i jashtëzakonshëm. Ky është momenti ideal që të ndajmë mendjen për investimin që do të bëjmë tek “Shqiponja”, ku falë kontributit të Ministrisë së Transporteve qyteti do të trashëgojë dhe do të marrë si pajë një nga investimet që ndodh një herë në 100 vjet. Ndaj, nuk kemi kohë të lejojmë që një minorancë e zhurmshme partiake të pengojë shumicën e qytetit që do të lëvizë apo edhe shumicën e banorëve aty që, në fund fare, duan zgjidhje.”

Pas

Grida Duma tregon pse nuk duhet pritur me pozitivitet vendimi i KE për negociatat

Para

Meta dhe Berisha darkë me gazetarë dhe analistë (FOTO)

Para
Meta dhe Berisha darkë me gazetarë dhe analistë (FOTO)

Meta dhe Berisha darkë me gazetarë dhe analistë (FOTO)

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar