• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Kura e rigonit- Si ta përdorni kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Kura e rigonit- Si ta përdorni kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në përgjithësi, kurat natyrale kundër gripit dhe të ftohurës kanë limonin dhe xhenxhefilin si përbërës kryesorë.

Megjithatë, këto dy probleme mund të trajtohen edhe me përbërës të tjerë të cilët janë shumë efikasë kundër infeksioneve të ndryshme.

I tillë është rasti i erëzave dhe barishteve ku bën pjesë edhe rigoni.

Përfitimet e Çajit të Rigonit Dhe Vaji Esencial

Rigoni është shumë i pasur në antioksidantë dhe elementë kundër baktereve.

Sipas të dhënave ai përmban fibër, hekur, mangan, vitamin E, hekur, kalçium, acide yndyrore omega-3 dhe mangan të cilët forcojnë imunitetin.

Kjo bimë përdoret kundër azmës, bronshitit, urthit, fryrjeve, dhimbjeve të kokës, lodhjes, dhimbjeve muskulare, të dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

Studimet kanë zbuluar se kjo bimë ka 42 herë më shumë antioksidantë se mollët.

Rigoni është ndër erëzat më të përdorura dhe më të përhapura në Shqipëri.

Sipas të dhënave, antioksidantët në çajin e rigonit ulin kolesterolin dhe luftojnë tumorin e zorrës së trashë.

Çaji I Rigonit Kundër Infeksioneve, Dhe Problemeve Me Fytin

Përbërësit:

4 deri në 6 lugë çaji me rigon të freskët ose të thatë

2 gota e gjysmë me ujë.

1 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një çajnik.

Pasi të ketë marrë valë hidhni në të rigonin.

Lëreni të ziejë në një temperaturë mesatarë për 10 minuta.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pakulluar për 5 minuta.

Më pas kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.

Çajin e rigonit mund ta pini edhe pas një vakti të rëndë për të përmirësuar tretjen, larguar gazrat dhe parandaluar konstipacionin.

Nëse vuani nga sinoziti, ju mund të bëni avull në ujë të nxehtë ku keni hedhur disa pika nga vajrat esencialë të rigonit dhe eukaliptit.

Këto vajra ju ndihmojnë të hapni rrugët e bllokuara të frymëmarrjes.

Çdo problem shëndetësor që mund të keni kërkon një organizëm të hidratuar, gjumë të mirë dhe ushqime të shëndetshme. /AgroWeb.org

Pas

E përjashtoi nga PD/ Berishës nuk i del inati me Bashën, ja lëvizja që do të bëjë nesër

Para

“Na u nda zemra në dysh” I biri humbi jetën pasi u rrëzua nga hoteli në Tiranë, flet babai i 28-vjeçarit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar