• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Manastirliu në Kopenhagen: Siguruam 200 mijë vaksina të gripit, 144 mijë doza vaksinë anti*ovid vijnë së shpejti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Më e mira është përpara” Manastirliu nxjerr pamjet dhe jep mesazhin me rëndësi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi selinë qëndrore të UNICEF në Kopenhagen, në strukturën e përqendruar të furnizimit të barnave, ku deklaroi se Shqipëria ka financuar 200 mijë vaksina të gripit, të cilat pritet që të vijnë së shpejti.

“Ashtu sikurse në këto vitet e fundit, edhe këtë vit, pavarësisht gjithë vëmendjes që kemi për të rritur disponibilitetin e vaksinave anticovid, do të kemi gjithashtu të garantuar për grupet e riskut, edhe vaksinën kundër gripit. Përsa i përket vaksinës së gripit janë më shumë se 200 mijë vaksina të cilat pritet që të vijnë brenda tetorit dhe muajit nëntor. Ky do të jetë kalendari i lëvrimit të vaksinave sipas UNICEF”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar rolin e UNICEF për të gjitha vendet të cilat janë pjesë e instrumentit të Covax-it për të bërë blerjen e qendërzuar dhe shpërndarjen e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se jemi në pritje të 144 mijë doza vaksinash anticovid, që pritet të vijnë falë bashkëpunimit me instrumentin COVAX.

“Ne jemi në pritje që të kemi dhe 144 mijë doza vaksinash të radhës, që presim të vijnë brenda disa javëve, nga bashkëpunimi që kemi me instrumentin e Covax-it. Dhe sigurisht të vijojmë me kalendarin e lëvrimit pasi në tërësi në këtë instrument ne kemi blerë apo parablerë 1 milion e 140 mijë doza vaksine”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për konsolidimin e programit kombëtar të imunizimit dhe të strategjisë për parandalimin dhe kontrollin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, Manastirliu tha se po diskutohet me UNICEF përfshirja e vaksinës HPV në kalendarin e vaksinimit.

“Ne jemi duke diskutuar me UNICEF-in, në kuadër edhe të strategjisë që ne kemi për parandalimin dhe kontrollin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe përfshirjen e vaksinës së human papiloma virusit, pra HPV-së, në kalendarin e vaksinimit. Jemi në diskutime ende. Por sigurisht që e kemi si objektiv në strategjinë tonë, përfshirjen e kësaj vaksine për vajzat e moshës 9-14 vjeç. Ne do ta realizojmë në kuadër edhe të një strategjie që jemi duke elaboruar së bashku dhe të skenarëve përkatës”, tha Mananastirliu.

Duke shprehur vlerësimin për vizitën e ministres Manastirliu në selinë qendrore të UNICEF në Kopenhagen, Drejtoresha e Përgjithshme e Prokurimeve, Etleva Kadilli tha: “Ne këtu si zyra e UNICEF qendrore shpresojmë që të jemi gjithmonë në shërbim dhe në dispozicion të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë situatë kaq të vështirë të pandemisë. Shpresojmë që shumë shpejt do të mundësojmë lëvrimin e dozave të ndryshme, qoftë kjo të vaksinave për covid, por gjithashtu edhe për gripin”, tha Kadilli.

Pas

Del nga burgu Fjolla Morina

Para

E përjashtoi nga PD/ Berishës nuk i del inati me Bashën, ja lëvizja që do të bëjë nesër

Para
E përjashtoi nga PD/ Berishës nuk i del inati me Bashën, ja lëvizja që do të bëjë nesër

E përjashtoi nga PD/ Berishës nuk i del inati me Bashën, ja lëvizja që do të bëjë nesër

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar