• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ligji i ri në Shqipëri/ Burg nëse vret qenin, ja sa do të gjobiten keqtrajtuesit e kafshëve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ligji i ri në Shqipëri/ Burg nëse vret qenin, ja sa do të gjobiten keqtrajtuesit e kafshëve

Cat and dog lying in the autumn leaves.

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese miratoi dje në parim ndryshimet në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me dhunimin apo abuzimin me kafshët shtëpiake apo siç njihen në gjuhën e ligjit, kafshët e shoqërimit.

Kjo është ndër të paktat nisma ligjore që janë propozuar nga zgjedhësit dhe jo nga deputetët. Konkretisht, për të depozituar këtë nismë ligjore janë mbledhur 37 mijë firma qytetarësh, të cilët janë interesuar për të mbrojtur kafshët shtëpiake.





LIGJI

Ligji i propozuar nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve ka dënime të ashpra për personat që dhunojnë ato. Konkretisht, lëndimi i tyre apo plagosja dënohet me burg nga 1 deri në tri vite. Konkretisht, në ligjin që kërkohet të miratohet theksohet se: “Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit. Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë”.

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve janë treguar tejet të kujdesshme në parashikimin e neneve ligjore, që të garantojnë mbrojtje sa më të madhe për kafshët e shtëpisë. Në ligj parashikohet se do të ketë dënime edhe në rastet kur kafshët e shoqërimit nuk mbahen në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare apo edhe në rastet kur ato braktisen nga të zotët.

Sipas ndryshimeve të propozuara për Kodin Penal, shprehet se: “Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë. Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj. Një ndër pikat ku ligji tregohet më i ashpër është në rastet kur kafshët përdoren për dyluftime ndërmjet tyre.

Ligji parashikon se: “Cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë”.

Lëndimi i kafshëve
Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshe, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit.

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike
përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj, ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj.

Braktisja e kafshëve
Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Ndeshja e kafshëve
Cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite  dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.

 

Pas

Dyfytyrësia e Europës po gjunjëzon edhe më shqiptarët dhe po shkërrmoq Shqipërinë

Para

Gjuzi relaksohet në Parlament, ‘chat-on’ me fansat në facebook (FOTO)

Para
Gjuzi relaksohet në Parlament, ‘chat-on’ me fansat në facebook (FOTO)

Gjuzi relaksohet në Parlament, ‘chat-on’ me fansat në facebook (FOTO)

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar