• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Tani do të jetë më e lirë” Rama fton Merkelin që të rikthehet në Shqipëri: Të shijojë diellin dhe humorin, e kemi më mirë se BE

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Tani do të jetë më e lirë” Rama fton Merkelin që të rikthehet në Shqipëri: Të shijojë diellin dhe humorin, e kemi më mirë se BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ai gjithashtu shtoi se është privilegj dhe nder që ka mundësinë të njihet me Merkel dhe të mësojë prej saj.

Gjithashtu, Rama e ka ftuar kancelaren për një vizitë tjetër në Ballkan dhe Shqipëri, për të shijuar diellin dhe humorin e këtij rajoni, pasi sipas tij në këtë fushë jemi përpara Bashkimit europian.

“Unë dua ti shpreh mirënjohje, falenderim në emër të të gjithë shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për vendin tonë. Dhe atë që ajo personalisht ka bërë për rajonin. Nga ana tjetër duke e respektuar faktin që është një lider që drejton Gjermaninë prej vitesh por asnjëherë nuk ka munguar që t’i japë zemër politikës europiane. Por është gjermane, kohën e ka të shtrenjtë, oraret i ka të rëndësishme. Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë para se Merkel të niste Procesin e Berlinit.

Ma ha mendja që interesi i të gjithëve është që të dëgjojmë fjalët e saj. Ishte privilegj dhe nder, që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të. Të kisha mundësinë të njihesha me të dhe të mësoja prej saj. Sipas meje, sot është një moment kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për atë që ajo ka bërë, qoftë edhe për boshllëkun që ajo la. Pa Merkel, Ballkani nuk do të ishte njësoj. Pavarësisht sfidave dhe problemeve.

E fundit kancelarja, tani do të jetë më e lirë dhe shpresoj që të ketë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan dhe Shqipëri, për të lexuar më nga afër realitetin tonë, e për t’u shpërblyer me diellin e humorin e Ballkanit. Të paktën në këtë fushë jemi para BE”, u shpreh Rama.

Pas

“Zemra ime rreh për këtë rajon” Merkel mesazh përgëzimi: Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe

Para

“BE ndoshta nuk është aq e shpejtë” A ka dështuar “Procesi i Berlinit”? Flet Merkel: Është në rrugën e duhur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

“Burri misterioz” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armanit

“Burri misterioz” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armanit

nga Fast News
10:55 | 20/09/2025
0

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

nga Fast News
10:34 | 20/09/2025
0

Recent News

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

11:14 | 20/09/2025
Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

11:05 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar