Gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë e familjes së madhe europiane.
Ajo shtoi se për të arritur këtë, duhen plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por fillimisht tha se është darkor për integrimin rajonal mes vendeve.
Në fund, Merkel uroi sa më shumë vende pune, paqe dhe dashuri në rajon.
“Do të vijoj bisedat bilaterale me vendet e tjera të Rajonit. Më 8 tetor do të takohemi sërish, në Slloveni. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i integrimit rajonal. Këtë e shpreh shprehimisht që të punoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”, tha Merkel.