Policia në Britaninë e Madhe po heton vjedhjen e një ore luksoze “Rolex Ripper”.
Mediat vendase pretendojnë se pas grabitjes mund të fshihen vajza shqiptare.
Duket se ato janë të vetmet “fajtore” për fenomenin e habitshëm që po ndodh aktualisht në ishull, i cili lidhet me vjedhjen e orave luksoze prej të moshuarve.
Viktima e fundit e një bande që synon burra në moshë për orët e tyre të shtrenjta është Derek Freestone, 77 vjeç.
Por policia e Hampshire beson se ai është një nga të paktën 10 individët që janë vënë në shënjestër të grupit.
“Grabitësit” paraqiten si punonjës bamirësie dhe u kërkojnë viktimave të tyre të nënshkruajnë një peticion dhe pasi u marrin orën nga dora, ikin me vrap me ndihmën e një makine. Dhjetëra viktima i kanë përshkruar grabitëset si dy gra, të moshës 20 ose 30 vjeç.
Dy gratë, të cilat i thanë Freestone se ishin shqiptare, ishin të veshura me bluza të bardha dhe me pantallona të errëta.
“Unë dhe një shoku ishim ulur në makinë jashtë farmacisë duke pritur për të marrë ilaçet dhe këto dy vajza të reja na erdhën tek makina. Unë hapa derën për të folur me ta pasi mendova se ishin nga farmacia, por me thanë se po merrnin firma për donacione. Në momentin tjetër, më lidhi dhe nuk i nxorra dot jashtë,”-tregoi ai.
Pasi ato ikën, Freestone e kuptoi se kishin marrë me vete orën e tij Rolex Oyster prej 4,500 paundësh. Ai thirri policinë, e cila mbërriti në vendngjarje brenda 20 minutave, por asnjë kamera nuk e kishte kapur krimin. Të nesërmen, më 8 korrik, dhe 112 milje larg ndodhi e njëjta gjë. Por kësaj here u vodh një orë me vlerë 13,500 paundësh.
Kështu që Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur grabitëset: Kushdo që ka informacion në lidhje me këtë incident, ose të cilit i është vjedhur një orë në një mënyrë të ngjashme, duhet të telefonojë 101.”