Prokuroria e Përgjithshme i ka hapur rrugën presidentit Ilir Meta për të dekretuar 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si anëtarë të kabinetetit qeverisës për mandatin e ardhshëm.
Në përgjigjen e kthyer në kohë rekord, brenda 24 orëve, thuhet se asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar, nuk është nën hetim dhe nuk ka probleme ligjore.
Kujtojmë se reagimi i Prokurorisë së Pergjithshme, vjen pasi Meta kërkoi informacion mbi këtë listë.
“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen institucionit të lartë ndaj Kreut të Shtetit.