• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bashkia e Tiranës i heq licensën kompanisë që menaxhon Unazën, Veliaj: Paralajmërim dhe për linjat e tjera

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Bashkia e Tiranës i heq licensën kompanisë që menaxhon Unazën, Veliaj: Paralajmërim dhe për linjat e tjera
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur ti heqë lincensën kompanisë që menaxhon linjën e autobuzave të Unazës.

Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.



Veliaj shpjegon se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë. “Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik.

Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj. Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të lehtësuar trafikun që rëndohet në muajin shtator me hapjen e shkollave, do të hyjë në fuqi dhe regjimi i furnizimit të pikave ushqimore dhe supermarketeve.

Ndërkaq, një tjetër masë e ndërmarrë për rritjen e sigurisë në shkolla që lidhet me transportin është dhe ndalimi i qarkullimit të makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor. “Në disa prej rrugëve ne kemi filluar të eksperimentojmë ato që i quajmë “rrugë shkollore”, ku, siç ndodh në të gjithë botën, bllokohet ajo rrugicë dhe përdoret në mënyrë këmbësore vetëm nga fëmijët derisa mbaron procesi mësimor. Në disa rrugica të tjera do të bëjmë një rishikim për kangjella, për t’u siguruar që trotuari ku fëmijët hidhen menjëherë nga dera kryesore ka një lloj barriere të mbrojtur derisa shkojnë te vija e bardhë, ose tek semafori,” u shpreh Veliaj.

Pas

Letrat e pabotuara: Ja si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë

Para

“E pamë dhe b*thën” Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Xhensila Myrtezajn në videot e fundit me Ardian Bujupin

Para
“E pamë dhe b*thën” Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Xhensila Myrtezajn në videot e fundit me Ardian Bujupin

“E pamë dhe b*thën” Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Xhensila Myrtezajn në videot e fundit me Ardian Bujupin

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar