Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik ku 31 vjeçari Elton Metaj vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Sabrina Metaj, nënë e një vajze të mitur.
Ndërkohë psikologia e njohur Denada Toçe ka folur për këtë tragjedi duke thënë se fajin kryesor e kanë organet ligjzbatuese.
Sipas saj ata duhet të ishin më të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm ndaj një personi të tillë për të parandaluar vrasjen e 23 vjeçares.
“Ajo që më bën përshtypje është mentaliteti i mosnjohjes, Ato mendonin se ato duheshin dhe pse ajo ishte pjesë e dhunës. Nëse një grua denoncon bashkëshortin do të thotë se aty dhuna ka qenë e vijueshme. Përsipër për atë person, babai që e ka pas nën kujdestari ka dhe përgjegjshmëri në këtë ngjarje. Nuk gjykoj ligjin por sistemin e zbatueshmërisë së ligjit. Nëse ka specialist për të vendosur për sjelljen post të këtij personi ne nuk kemi. Ne ja nxjerrim shoqërisë dhe i themi shko e vrit dhe disa persona të tjerë”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër avokati Andi Duraj, shprehet se 31 vjeçari ka fituar lirinë pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nga raportet që i janë bërë nga gjykata rezulto se me trajtimin e marrë për një vit ai nuk ka shfaqur shenja dhunë dhe agresiviteti.
“Një njeri që është i papërgjegjshëm mendoni se duhet ta lëmë aty? Prokuroria ka kërkuar shtrimin n një institucion shëndetësor. Gjykata ka detyrimin që në çdo kohë brenda një viti për të parë seç është bërë me të dhe ka një raport ku shihet se ka filluar një sjellje të tillë apo jo ai sjelljen. Nëse do të vriste që atë ditë që do të dilte përcmimi im do ishte më e madh por ka kaluar 2 muaj dhe nuk dihet nëse ky person i ka marrë siç duhet mjekimet, nëse policia e ka kontrolluar. Për të gjithë këto persona unë sugjeroj ndërtimin e një institucione dhe mos dalshin kurrë prej andej”, është shprehur ndër të tjera ai.